VOAL – Njëzet vjet Slam, njëzet tituj. Ishte 25 maj 1999 kur një djalë zviceran iu afrua botës së tenisit profesionist, duke debutuar në Roland Garros kundër Pat Rafter dhe duke u mposhtur në raundin e parë. Nga kjo lojë e humbur përballë australianit, Roger Federerit ka bërë një rrugë të gjatë, duke fituar 20 tituj Grand Slam (6 Australian Open, 1 Roland Garros, 8 Wimbledon dhe 5 US Open).
Tani, tre vjet pas ndeshjes së fundit në vendin parizian, mbreti Roger do të kthehet për të luajtur në Philippe Chatrier, për të kënaqur përsëri audiencën franceze që kishte pritur kthimin e mbretit. “Unë jam i lumtur që jam këtu përsëri, kisha mall këtë turne” , deklaroi zvicerani. Dhe ne jemi të sigurt se edhe Roland Garros kishte mall për Roger Federerin, i cili pas 20 vitesh vazhdon të ketë adhurues të rinj nga e gjithë bota.

Roger FEDERER nuk besoj se i vjen ma njerzimit!
Ai asht nje Kreatyre me te gjitha virtytet njerzore!
Asht edhe krenari e Zvicrres!
Ju falemnderes!