Denise Levertov (Ilford, 24 tetor 1923 – 20 dhjetor 1997) ishte një shkrimtare dhe poete amerikane me prejardhje britanike.
Ajo ka lindur në Ilford, Angli. Nëna e saj, Beatrice Spooner-Jones Levertoff, ishte Uellsiane. Babai i saj Paul Levertoff, i cili emigroi në Angli nga Gjermania, ishte një hebre hasidik me origjinë ruse, i cili u konvertua për t’u bërë prift anglikan. Pavarësisht se ishte e arsimuar në shtëpi, Denisa tregoi një interes për të shkruar që në moshë të re; që në moshën pesë vjeç ëndrra e saj ishte në fakt të bëhej shkrimtare. Në moshën dymbëdhjetë vjeç, Denise i dërgoi disa poezi T. S. Eliot, i cili iu përgjigj me një letër inkurajimi prej dy faqesh. Në vitin 1940, kur ishte 17 vjeçe, Levertov botoi poezinë e saj të parë.
Gjatë bombardimeve naziste, Levertov shërbeu në Londër si një infermiere civile. Koleksioni i saj i parë me poezi, The Double Image, u botua gjashtë vjet më vonë. Më 1947 ajo u martua me shkrimtarin amerikan Mitchell Goodman, duke u transferuar në SHBA vitin tjetër. Çifti, i cili përfundoi i divorcuar, pati një djalë, Nikolai dhe u vendosën në Nju Jork, duke kaluar verën në Maine. Më 1955, Levertov u bë një qytetare amerikane e natyralizuar.
Dy librat e parë të Levertovit u shkruan në forma dhe gjuhë tradicionale poetike, por pasi pranoi Shtetet e Bashkuara si atdheun e saj të ri, ajo u magjeps nga gjuha amerikane. Ajo u ndikua nga poetët e grupit Black Mountain dhe veçanërisht nga William Carlos Williams. Libri i saj i parë me poezi në SHBA, Këtu dhe Tani, tregon qartë fillimin e kësaj faze tranzicioni dhe transformimi.
Ajo që i dha famë ishte poezia With Eyes at the Back of Our Heads (Me sytë prapa kokave tona).
Denise Levertov vdiq në vitin 1997 në moshën 74-vjeçare. Ajo u varros në varrezat e Lake View të Seattle. Wikipedia/Elida Buçpapaj
Opere
Poezi
- The Double Image (1946)
- The Sharks (1952)
- Here and Now (1956)
- Overland to the Islands (1958)
- With Eyes at the Back of Our Heads (1959)
- The Jacob’s Ladder (1961)
- O Taste and See: New Poems (1964)
- The Sorrow Dance (1967)
- Life At War (1968)
- At the Justice Department, November 15, 1969 (1969)
- Relearning the Alphabet (1970)
- To Stay Alive (1971)
- Footprints (1972)
- The Freeing of the Dust (1975)
- Life in the Forest (1978)
- Wedding-Ring (1978)
- Collected Earlier Poems 1940-1960 (1979)
- Candles in Babylon (1982)
- The May Mornings (1982)
- Poems 1960-1967 (1983)
- Oblique Prayers: New Poems (1984)
- Selected Poems (1986)
- Poems 1968-1972 (1987)
- Breathing the Water (1987)
- A Door in the Hive (1989)
- Evening Train (1992)
- A Door in the Hive / Evening Train (1993)
- The Sands of the Well (1996)
- The Life Around Us: Selected Poems on Nature (1997)
- The Stream & the Sapphire: Selected Poems on Religious Themes (1997)
- Living
Prosa
- The Poet in the World (1973)
- Light Up the Cave (1981)
- New & Selected Essays (1992)
- Tesserae: Memories & Suppositions (1995)
- The Letters of Denise Levertov and William Carlos Williams (1998)
- The Letters of Robert Duncan and Denise Levertov (2004).
Komentet