Bashkëpuntorët e ngushtë të Presidentit Rugova janë ekzekutuar të gjithë pasi që lufta kishte përfunduar.
Dorasit dhe urdhëruesit nuk ishin serb, por ishin shqiptarë.
Shqiptarë të zi me mendje të prishtë, që me çdo kusht dëshironin të dëmtonin Presidentin Rugova, duke i zhdukur të gjithë ata që kishin dhe ndanin mendime të njejta me Presidentin Rugova.
Kjo shihej si mënyra e vetme për të ardhur në pushtet.
Dhimbja nuk u shuhet gjithë atyre që humbën më të afërmit e tyre, por edhe për ta edhe për ne është lehtësim kur kriminelēt ndodhen prapa grilave.
Drejtësia vonon por nuk të harron.
Më 23 korrik 2000 u vra veprimtari i shquar i LDK-së Shaban Manaj.
Vrasja e tij ende ka mbetur enigmë dhe nuk është zbardhur nga institucionet përkatëse.
Ky rast bëhet edhe më i dhimbshëm për familjarët të cilët kërkojnë zbardhjen e vrasjes së të dashurit të tyre.
Manaj: Besojmë tek Gjykata Speciale
Tani shpresë për ta ka mbetur vetëm Gjykata Speciale, e cila me gjasë do të merret edhe me vrasjet e pasluftës. Shpresat në këtë gjykatë i mbështet edhe djali i veprimtarit të LDK-së, Shkëmb Manaj. Ai thotë për shtypin në Kosovë se familja e tij besojn që kjo gjykatë do të trajtoj vrasjen e babit të tij dhe vrasjet tjera me motive politike.
Komentet