Ajo luftoi me vendosmeri korrupsionin dhe arriti pragun e Korporates se Mijevjeçarit te qeverise se SHBA. Shqipria sipas UN ishte vendi i pare qe vendosi sistemin e prokurimit dixhital sistem qe do certifikohej nga vet UN.
Qeveria ndermori reforma te thella e te suksesshme ekonomike si:
-ulja e tatim fitimit nga 25 ne 10 %
-ulja e tatimit te ardhurave personale nga 23 ne 10% pra vendosje te takses se sheshte prej 10 %,
-ulja e sigurimeve shoqerore nga 32% ne 15% per pundhenesin.
-ulja e tarifave doganore nga 6 ne 1% ,
u krijua one stop shop per regjistrimin e bizneseve dhe u arrit reduktimi i kohes dhe kostos se regjistrimit nga 42 dite dhe 4 mije euro ne gjithsej 30 minuta dhe vetem 1 euro,
-u krijua Qendra Kombetare e Liçencave dhe Lejeve pasi u hoqen mbi 2/3 e tyre.
U sanksionua ne ligj nisma 1 euro pra per dhenien me 1 euro te tokes publike per investitoret e huaj te medhenj.
Te gjitha keto reforma siç pohojne Komisioni Europian,Banka Boterore,FMN,IBRD etj bene qe ekonomia e vendit, ne kulmin e krizes ekonomike dhe financiare te botes, te vazhdoje te rritet dhe te mos njohe reçesion.
-Papunesia njohu ulje progresive,ajo ra ne 12.8% – Numeri i bizneseve u tre-fishua.
– Eksporti dhe investimet e huaja u rriten perkatesisht me 300% dhe 316%.
-Te ardhurat buxhetore u dyfishuan.
-Kredite per ekonomine u rriten 6 here.
Sipas Censusit te vitit 2011,
-343 mije familje shqiptare kishin me shume se nje shtepi.
-Shqiptaret ne banesa per 1000 banore lane mbrapa 5 kombe te vendeve anetare te BE.
Qeveria e PD dhe aleateve te saj,
-rriti me 120-150% rrogat dhe
-100% pensionet e ulta,
-ndertoi dhe rindertoi ne mbare vendin mbi 11 mije km rruge, pra siç thote Komisioni Europian me shume se i gjithe rajoni .
-Ndertoi rrugen e Kombit,
-autostraden Tirane Elbasan ne te cilat vetem tunele jane 16 km.
-autostradat Lushnje Fier, Levan Vlore Lavan Tepelen Thumane Milot superstradat Gjirokaster Levan. Shkoder Han i Hotit etj etj
-Ajo Ndertoi dhe rindertoi 1300 shkolla e institucione arsimore,
-720 sisteme ujesjellesash dhe kanalizimesh,
-10 impiante te perpunimit te ujerave te zeza dhe
-400 qendra shendetesore dhe spitale.
-U ndertua terminali i aeroportit te Rinasit dhe me
pas ne fazen e dyte u dyfishua ky terminal.
-u ndertua terminali i portit te Durresit dhe
-u shpall fituese kompania qe do thellonte portin per anije te medha gjer ne 50 mij ton.
-U zgjeruan ndjeshem portet e Sarandes Vlores,Shengjinit
Karahas infrastruktures energjia u be nje perparesi tjeter madhore e qeverise se PD.Shqiperia superfuqi e vogel rajone e energjise se rinovueshme ne rajon u be moto e qeverise se PD dhe aleateve te saja.
Nga fundi i vitit 2007 e ne vazhdim,
-moren fund nderprerjet e energjise elektrike qe me pare ishin se paku 6-10 ore ne dite.
-Shqiperia u be vendi i dy projekteve gjigande energjitike;
-TAP, investimi aktual me i madh ne Europe,gazsjellesi qe do sjelle gazin azer ne Itali, dhe
-kaskades se Devollit. Qeveria,
-firmosi ndertimin e 420 hidrocentraleve me konçesion nga kompanite private, nga te cilat
-112 kane perfunduar dhe japin,
-mbi 48% te prodhimit te energjise se vendit dhe,
⁃ 105 jane ne ndertim e siper.
-Shqiperia dixhitale esht nje nga realizimet madhore te qeverise se PD.
-Ne vitin 2006, perdorimi i internetit ne Shqiperi ishte vetem 4.8% nderkohe u rrit ne 63% ne vitin 2012,
-interneti dhe kabinetet e informatikes u shtrine ne çdo shkolle,
-u garantua internet falas per popullaten ne 1250 zyra ne mbare vendin,
-u ulen 3 – 5 here çmimiet e bisedave me celular,
-u licensuan dy kompani dhe u shtri ne mbare vendin teknologjia 3G u pregatit kuadri per 4 G
U inaugurua portali ‘e albania’ u instalua ‘e government’
Reforma transfurmuese u realizan ne arsimin e vendit.
Numeri i studenteve nga viti 2006 ne vitin 2013 u rrit nga,
-12 ne 50 per 1000 banore,
-70% e maturanteve hynin ne Universitet.
Trupa akademike universitare u rrit nga
-6 000 ne 10.500.
Ndjekja e shkollave te mesme u rrit,
nga 69 ne 86%.
U ndertuan dhe rindertuan mbi 1300 shkolla kopshte dhe objekte arsimore.
Ne Shqiperine rurale ne 8 vite u investuan 3,2 miliard euro
Ne zonat rurale u ndertuan:
-mbi 8 mije km rruge rajonale, dytesore dhe te treta.
-mbi 1 mije shkolla e kopshte,
-630 ujsjellesa dhe kanalizime,
-qindra km kanale vaditese dhe kullues dhe u -subvencionuan 45 mije projekte ne bujqesi e blegtori, gje qe beri te mundur,
-te mbillen rrethe 11 milion rrenje ullinj dhe
-miliona rrenje molle, arra, vreshta dhe dru te tjere frutor.
Prodhimet bujqesore ne tersi u mbrojten,
u ulen ndjeshem importet u mbi dyfishua toka e punuar,
eksportet bujqesore u rriten 3 here.
Shqiperia turistike ishte nje realitet i ri.
Numeri i turisteve dhe vizitoreve nga 300 mije qe ishte ne vitin 2004 u rrit ne 4,7 milion ne vitin 2012.
Shqiperia, e cila ne vitin 1992 ishte vendi i trete me i varfer i planetit se bashku me Uganden dhe Angolen, nga viti 2008 kaloi ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta.
Qe nga viti 1992 ajo eshte rritur 21 here ndofta me shpejt se çdo vend tjeter.
Pas nje renie te madhe pas vitit 1997 popullata ne Shqiperi nga viti 2007 gjer ne vitin 2014 u rrit progresivisht.
Ne vitin 2013 shqiptaret me vullnetin e tyre hodhen poshte kontraten me PD dhe Sali Berishen dhe votuan per nje kontrate tjeter. Respektova plotesisht vendimin e tyre dhe mora vendimet e duhura.
Por me ardhjen ne pushtet ne vitin 2013 te Edvin Kristaq Rames dhe bastardeve te tjere te bllokmeneve hoxhiste gjate 8 viteve te tyre
ne pushtet me politikat qe ndoqen arriten :
1-Te shnderrojne Shqiperine ne Kanabistan apo Kolumbine e Europes dhe,
2- ne qendren operacionale te organizatave kriminale te Europes, SHBA, Amerikes Latine dhe Lindjes se Mesme
2- te ndertoje narkoshtetin e pare ne Europe ne vend te shtetit ligjor dhe
3-Te vendosin ne Shqiperi sundimin e mafies, trafikanteve, vrasesve, perdhunuesve ne qeveri, parlament, polici, etj etj.
4- te largojne nga Shqiperia mbi 430 mije shqiptar ne 6 vitet e fundit
5-te vjedhin dhe shperdorojne me tenderat, koncesionet, ppp mbi 3,2 miliard euro. Ata sot me buxhetin e shtetit ndertojne autostrada ne fushe me 24 milion euro km nderkohe qe po sot ne Shqiperi me financimin e Bankave Europiane ndertohen autostarda me 2,1 milion euro km dhe e tera kjo vetem e vetem se vjedhin.
Vetem Baxhanaku i Rames Frangu Vilma Nushi,Ilir Beqja, Gjici dhe Fusha kane fituar 1800 tendera.
6- Ne 8 vite nuk kane perfunduar dot plotesisht asnje nga veprat publike te lena ne ndertim e siper dhe nuk kane nisur dot asnje veper te re vet!
7-Jane larguar nga vendi investitoret te medhenj te huaj.
Ne 8 vite te pushteti tyre te krimit asnje investitor serioz i huaj nuk ka investuar ne Shqiperi. Perveç ketyre kjo Edi Rama arriti,
8-ti fuse thike mbase shpine dhe te mbeshtese per llogari te Serbise se Madhe ndarjen e Kosoves dhe,
9-te bllokoje per 7 here me radhe hapjen e negociatave me BE dhe
11- te rrise nga 5 ne 15 kushtet qe duhet te plotesoje Shqiperia per çeljen e negociatave dhe se fundi
12-detyroi vend themelues te BE te kerkoje per here te pare rikthimin e vizave per qytetaret e Shqiperise dhe kjo nuk ka ndodhur kurre per asnje prej dhjetra vendeve qe gezojne liberalizimin e vizave me BE.
13-bllokoi per shkak te krimit te organizuar te Shqiperise edhe liberalizimin e vizave te Kosoves me BE.
Komentet