Edith Piaf ka qenë më e madhja “chanteuse realiste” e Francës në vitet ’30 deri ’60. Lindur në Paris më 19 dhjetor 1915, emri i saj i vërtetë është Edith Gassion. Do të zgjedhë emrin e artit Edith “Piaf” (që në zhargonin parizian do të thotë “harabeli”) në debutimin e saj më 1935.
Me prejardhje fatkeqe, e kalon fëmijërinë e saj në lagjet e varfëra Parisni di Belleville. Nëna e saj ishte një livorneze, Line Marsa, këngëtare e martuar me akrobatin Louis Gassion. Legjenda thotë se ka lindur në rrugë, e ndihmuar nga një flic, pra një polic francez.
E kalon një pjesë të fëmijërisë në një shtëpi publike të Gjyshes Marie në Normandi. Pastaj këndon në “Gerny”, lokal me kabarè. Me rëndësi është mbrojtja nga Lepla Louis, menaxher i saj i parë i cili vdiq misteriozisht disa vjet më vonë.
Ka bërë debutimin më 1935, me një fustan të zi të thurur, të cilit nuk është në gjendje t’ia përfundojë mëngët, dhe ka mbuluar supet me një shall për të mos ngjasuar me të madhen Maryse Damia, mbretëresha e padiskutueshme e këngës franceze e momentit. Ngjitjen drejt suksesit do ta fillojë pas viti 1937, kur bën një kontratë me Teatrin ABC.
Me zërin e saj larushitës të ylbertë, të aftë për mijëra regjistra, Piaf paraprin më shumë se një dekadë atë ndjenjë të rebelimit dhe shqetësimit që do ta mishërojnë më vonë artistët dhe intelektualët e “rive gauche” (“çarje e ngathët”), ku do të bëjnë pjesë Juliette Greco, Camus, Queneau, Boris Vian, Vadim.
Çfarë është e habitshme për ata që e dëgjojnë duke kënduar në shfaqjet e saj është se ajo mund të përdorte nga koha në kohë dhe tonet acide e agresive, duke ditur ndoshta të lëvizë papritmas në prekje të ëmbëla dhe të buta, për të mos harruar atë shpirt të hareshëm të cilin vetëm ajo mund ta përftonte.
Tashmë pjesë e sferën e të mëdhenjve të cilëve iu kushton vëmendje të veçantë nëpërmjet menaxherit të dytë, të frikshmit Raymond Asso, njeh gjeniun e gjithanshëm Cocteau i cilia asaj ia frymëzonte lojën teatrore “E bukura indiferente”.
Militante gjatë luftës kundër Gestapos, pushton Francën e pasluftës me “Vagabond”, “Le Chasseur de l’Ho tel”, “Les Historie du coeur”, duke bërë edhe një turne në Shtetet e Bashkuara, një vend i cili në të vërtetë e pret ftohtë, ndoshta e pandjeshme ndaj sqimës së artistes, e cila vinte nga klima e konsoliduar e “belle chantause” të mbushur me ekzotizëm.
Por Edith Piaf është tejet më larg se ju mund të imagjinoni nga ajo mënyrë e të përjetuarit. Dhe për t’iu afruar saj e për ta kuptuar artin esaj është e nevojshme një vëmendje e caktuar, një përpjekje që lejon për të shkuar përtej të dhënave sipërfaqësore.
Për më tepër, universi i kënduar në tekstet e saj është shpesh ai i njrëzve të përulur, të dëshpëruar dhe të pikëlluar që synonte të depërtonte lehtësisht në ëndërrat, kënduar me një zë që përcjell botën e njerëzimit të përditshëm me dhimbjen e tij të pafund dhe torturuese.
Bashkëpunëtorë të rëndësishëm që realizojnë këtë përzierje interesante, emra që në fund të fundit do ta ndihmojnë atë për ta ngritur veten në botën e argëtimit, do të jenë personazhe shumë të famshëm dhe të veçantë, të tilla si Yves Montand, Charles Aznavour, Eddie Konstandini, George Moustaki, Jacques Pills dhe shumë të tjerë.
Ajo luan edhe në një dyzinë filma, mes të cilëve me sukses në “Milord, “Les amantes d’un jour” e “La vie en rose”, ky i fundit titull i këngës që e simbolizon atë personalisht.
Në vitin 1948 njihet në Kazablanka me boksierin Marcel Cerdaan, i cili ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve: është hera e parë që Edith bie në dashuri me dikënd që nuk bën pjesë në botën e muzikës. Për shkak të angazhimeve të tyre, ata komunikonin me letra, fond që sot është pjesë e Arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Francës, po ashtu janë publikuar edhe në librin “Moi pour Toi” – “Unë për ty”. Por lumturia e tyre zgjati shumë pak sepse në 28 tetorin e vitit 1949 avioni ku ndodhej Marcel Cerdan në një fluturim nga Parisi në New York bie në ishujt Azore. (Thuhet Edith t’i ketë thënë: “Merr avionin, nëse merr anijen do të vdes prej pritjes, sepse më ka marrë malli shumë.”).
Por megjithëse gati e çmendur nga dhimbja, nuk heq dorë nga kënga, dhe duke marrë morfinë dhe medikamenteve të forta, ditën që mori vesh lajmin e vdekjes e të dashurit të saj, ajo ia dedikon atij të gjithë koncertin, duke i kushtuar këngën Humne à l’amoure – Hymn dashurisë.
Pas një periudhe të dëshpërimit për vdekjen e Cerdan, Piaf arrin një kulm të ri botëror me “Non, je ne regrette rien”.
Harabeli i Francës, Edith Piaf shuhet më 11 tetor 1963. Trupi i saj varroset në Pere Lachaise, varrezë e njerëzve të famshëm parizienë./Elida Buçpapaj
Komentet