Naim Frasheri (1923-1975). Aktor i shquar. Lindi ne Leskovik, me 15 gusht, nga nje dere e fisme atdhetaresh e dijetaresh. Qysh nxenes ne Gjimnazin e Tiranes, me 1943, u aktivizua si amator ne pergatitjen e shfaqjes se drames Vilhelm Teli te F. Shilerit, nen kujdesin e prof. Aleks Budes dhe me regjine e Fiqiret Fterres. Si partizan mori pjese ne grupin teatror te Priskes, i cili me 28 nentor 1944 shfaqi pjesen partizanet te Fatmir Gjates*, ku luajti nje nga rolet kryesore, ate te komisarit.
Ishte nder aktoret themelues te Teatrit Kombetar* (me 24 maj 1945, i quajtur Teatri i Shtetit, ndersa me 1947 Teatri Popullor). Ne 30 vjet pune te pareshtur krijuese prane Teatrit Kombetar, me artin e tij te fuqishem e brilant ai gdhendi nje galeri te vertete figurash artistike. Numerohen mbi 80 role nga dramaturgjia shqiptare dhe ajo boterore. Pas nje sere rolesh episodike ne dramat sovjetike dhe te autoritareve te rjere nga vendet e Europes Lindore, regjisori Pandi Stillu* i besoi rolin e Fjodorovit ne dramen Invadimi, e Leonid Leonovit, 1947, qe shenoi edhe zbulimin e tij si aktor i emocioneve te medha.
Ne vitin 1956, luajti qysh ne premieren e pare te drames Familja e peshkatarit te Sulejman Pitarkes* rolin e Selimit, duke jetesuar figuren e nje te riu ambicioz, ne procesin e bjerrjes politike e morale, gjegjesisht polit antagonist te konfliktit. Rritje te ndjeshme pesoi krijimtaria e tij aktoriale me interpretimin qe i bero rolit te Ferdinandit ne dramen Intrige e dashuri e Frederik Shilerit, regjisor Mihal Luarasi*.
Ketu paraqiti me nje emocion te thelle trazimin shpirteror te te riut fisnik, shkaktuar nga rrethana mbytese konservatore e kohes, me fatalitetin qe vinte prej keqkuptimeve, paragjykimeve dhe diferencimeve sociale ne pamundesine e jetesimit te dashurise se tij per Luiza Milerin, nje vajze e brishte e poetike nga shtesat e varfra te shoqerise. Me vone, ai interpretoi me patos dramatik rolin e Havardit te drama Rrenje te thella, me regjisorin rus Kricko.
Aktor i shumeanshem, me nje prerje natyrale e te fuqishme kah tragjikja, N. Frasheri provoi me sukses edhe ne gjinine e komedise, duke i kushtuar gjithkund vemendje zberthimit te botes se brendshme, kundershtive dhe mosperputhjeve qe buronin nga karakteri kontradiktor i personazhit; po ashtu, u dha forme te mprehte teprise se ndjenjave dhe pasioneve te ekzaltuara, te cilat shfaqeshin ne nje forme komike, vecse gjithhere te besueshme, realiste, te verteta.
Me 1961, luajti mrekullisht Hamletin, princin fisnik, mesues i se drejtes legjitime dhe i kurores. Pos te tjerave, ai theksoi frymen dhe vetedijen shqiptare ne gjykimin dhe vleresimin moral sa i takon tradhtise bashkeshortore si dhe krimin brenda familjes, vellai ndaj vellait. Tonet e buta, veshtrimi i embel, hiri skenik prej djaloshi te dashuruar e plot virtyte u gershetuan me vlimet psikike, patosin romantik, ndjenjat sublime, klithmat hakmarrese, shperthimet dhe akuzat, ndjeshmerine e thelle te princit te fyer e te poshteruar.
Nga skenat me tronditese, ku shpirti i tij i fyer merrte hov e shkumezonte ishte ajo me nenen, per fat te mire pjeserisht e regjistruar. Gjenia krijuese e tij barabitej me realizimet me te mira qe i ishin bere ketij roli asokohe ne disa vende europiane, sikunder vete sakaq parapelqente te pervetesonte e te mesonte nga loja e Aleksander Moisiut* dhe Hamleti i tij i famshem. Nje kulm i dyte i aktrimit te N. Frasherit vjen tanime nga dramaturgjia shqipe: Jonuz Bruga ne dramen Familja e peshkatarit e Sulejman Pitarkes* (versioni i vitit 1974, regjisor Misto Zoto*).
Interpretimi i tij pasional dhe i dhimbshem i dha fryme nje figure te kahut dramatik, gjithashtu epik, me spikama dhe ngjyrime te qarta sa kombetare shqiptare, aq edhe humane. Serish doli ne pah temperamenti i tij shperthyes si aktor tragjik, ashtu sikunder edhe gjendjet e renda pezmatike, karakteristika keto te kudogjendura dhe shenjuese per vlerat dhe profilin e tij aktorial .Edhe ketu skena me te birin ,Selimin ,qe pat marre udhen e tradhtise ,mbetet e paperseritshem per nga fuqia e larte emocionale ,thellesia e dhimbjes ,vlimi psikik ,duke nxjerre ne pah aftesite e tij per te artikuluar dhe percjelle me afsh skajshme ekzistenciale te prindit, tashme ne caqet e paradigmes dhe arketipit etnopsikologjik shqiptar.
Me rolin e Vinickit (Xhaxha Vanja e Cehovit, 1964, regjisor Andrea Malo*) ai pikturoi me elegance dhe emocion intelektualin, shkrimtarin dhe njeriun e ndershem, punetor e fisnik, gjithashtu fatkeq nga dashuria e parealizuar, nga rrethanat mbytese te jetes ne province, si dhe mediokriteti intelektual. Ne vitin 1965 interpretoi Edgarin te tragjedia Mbreti Lir e regjisorit Pandi Stillu*, rol ky i nje natyre tjeter, tashme “negative”, kontradiktor, dinak, hakmarres dhe autoritar, duke e kthyer keshtu formatin dhe klishene e tij interpretative (te parapelqyer nga regjisoret) dhe duke e begatuar talentin me qasje te reja, krahasuar me rolet e shumta te heronjve, te dashnoreve apo te personazheve pozitive qe pat luajtur rendom me pare.
Palitra e pasur interpretative e N. Frasherit perfshin edhe shume figura te tjera ne mbi 30 vjet karriere artistike, ku vecohen ajo e kuestorit italian (Qielli i kuq e Tefik Caushit*, 1965), e Ribakovit (Oret e Kremlinit e N. Pogodinit, 1957), e Shpendit (Mbi germadha e F. Pacramit), e Teodorit (Qeni i kopshtarit e Lope de Veges), e gjeneralit (Gjenerali i ushtrise se vdekur, roman i I. Kadarese*, dramatizuar nga P.Mani*, 1971), e dhjetra te tjere. Aktrimi i N. Frasherit spikati per tonimin e qarte tragjik e dramatik, per nje shpirt me natyre shperthyese.
Dritheruese e plot pasion ne skene, ne lojen e tij ngahere buiste nje ndjeshmeri e larte, e vetvetishme, spontane, burimore si dhe nje temperament eruptiv. Packa se i vrullshem dhe here-here patetik (ne fillimet e veta), loja e tij erdhi duke fituar permase dhe thellesi emocionale duke qene gjithashtu i bute, shpesh lirike e poetike, pasi ai kishte cilesi te sprovuara vokale, nje ze natyror prej kengetari, ashtu tingellues, tenor, me nje timber te paster, ku vibronin e fitonin ngjyre nota e gjendje te dhimbshme. Kishte nje portret e hir skenik te dukshem, qe i falte sharme e bukuri.
Ishte aktor me vullnet per te fituar dije e kulture, i perkushtuar si artist-qytetar ne mbarevajtjen e puneve ne Teatrin Kombetar, fisnik e miqesor, sakaq me humor te mire dhe inkurajues per koleget dhe aktoret e rinj. Per cilesi morale dhe profesionale iu dha titulli i larte per kohen, Hero i Punes Socialiste. Njohurite profesionale dhe puna analitike ne zberthimin e roleve ishin tipare qe e shoqeruan gjate gjithe karrieres, cka vihej re ne menyren se si i bente te tijat pervuajtjet tragjike e dramatike te figurave te medha (Hamleti, Edgari, Voinici, Jonuz Bruga gjenerali etj).
N. Frasheri me talentin e madh, beri te dukshem psikiken e tronditur te personazheve te njohur, dinte te hynte lirisht aty, duke u dhene trajte te bukur skenike brengave e traumave rrenuese te njeriut ne udhekryq; arrinte qe te perfaqesonte me nje gjuhe shprehese gjendet e ndera psikike, shpesh pa rrugedalje apo edhe fatale. Sado qe me ngarkesa e tensione shpirterore te skajshme, loja e tij nuk ishte bertitese, declarative, patetike. Perkundrazi, rolet qe ai jetesoi, te gjendura shpesh ne zgripe ekzistenciale, shquheshin per forcen realiste, ishin te pervuajtuar, teper njerezore dhe bindese.
Si aktor serioz, ai punonte me perkushtim edhe per vizatimin e roleve te dyta, deri edhe ato episodiket (Vand der Lube te Procesi i Lajpcigut, kryetari i gjykates te Revizori e N. Gogolit, Mahmudi te Halili dhe Hajria e Kole Jakoves*, oficeri turk te Dragoi i Dragobise etj.). Nderkaq, N. Frasherit ishte nje nga mjeshtrit e interpretimit te fjales artistike (p.sh. recitimi i poemes Bageti e bujqesi e N. Frasherit etj).
Dashuronte muziken, sidomos ate klasike, simfonike, operistike, cka e frymezonte dhe e ndihmonte se tepermi ne krijimin e gjendjes se deshiruar emocionale kundruall roleve. Megjithese ishte pak i aktivizuar per arsye te vdekjes se parakohshme a ndonje paragjykimi si “aktor teatri”, N. Frasheri ka luajtur edhe disa role ne kinematografi. Keshtu, interpretoi ne filmat ruso-shqiptare Skenderbeu, 1953 (Pali), Furtuna, 1959 (Qemali); ne filmat e pare artistike shqiptare Femijet e saj, 1956 (mesuesi) dhe Tana, 1958 (Stefani).
Me pas ka luajtur ne filmat Gjurma (doktor Artani), Plage te vjetra (kirurgu) etj. Roli me i realizuar ne kinematografi ishte majori Fon Shtolc te Ngadhnjim mbi vdekjen, ku u dallua per veshtrimin realist, qasjen interesante ne ravijezimin e karakterit te personazhit duke e zhveshur ate nga skema dhe paragjykimet mbi “te keqin”, “armikun”, “kriminelin”, perkundrazi duke i dhene veprimit besueshmeri, ne saje te lojes me kundershtite midis dukjes kinse njerezore te ketij oficeri nazist dhe thelbit prej njeriu te eger.
N. Frasheri ka dhene ndihmese te vyer edhe ne pergatitjen e aktoreve te rinj, si pedagog i mjeshterise se aktorit qysh me ngritjen e shkolles se larte per aktore “Aleksander Moisiu”* prane Teatrit Popullor* dhe me vone ne degen dramatike te Institutit te Larte te Arteve*. Ishte laureate i Cmimit te Republikes. Mbante titullin “Artist i Popullit”. Vdiq me 18 shkurt 1975.