Uliksi (anglisht: Ulysses) është roman nga shkrimtari irlandez James Joyce. Romani, i botuar për herë të parë në vitin 1922, konsiderohet si kryevepra e gjithë shekullit të 20-të dhe gjithashtu një nga romanet më të vështira në gjuhën angleze. Romani ka stil të përkryer eksperimental dhe për këtë arsye merret si shembull kryesor të lëvizjes moderniste letrare. Në këtë vepër ka mijëra aludime dhe referime nga vepra tjera të kanonit perendimor letrar, por më së shumti mund të ngrihen paralele nga poema Odiseja.
Përmbajtja
Vepra ndahet në tre pjesë dhe tetëmbëdhjetë episode, që titullohen sipas episodeve të ndryshme nga Odiseja. Çdo episod ka stilin e vet, si për shembull episodi i 15-të (Cirçe) është e shkruajtur në formë të dramës teatrale. Tregimi bëhet fjalë për Leopold Blum, që shëtitet rreth Dublinit, Molli Blum, gruaja e tij dhe Stefan Dedallus, një mësues që ishte personazhi krysor i një romanit më të hershëm të Joyce-it, Portreti i Artistit në Rini.
Ngjarjet zhvillohen më 16 qershor 1904.
Episodet më të rëndësishme të romanit janë:
- Okseni i Diellit që tregon zhvillimin e gjuhës letrare angleze që nga letërsia e hershme anglosaksone deri në gjuhën kolokuiale dubliane.
- Penelopa që përdor teknikën e rrjedhjës së vetëdijës për të ekzaminuar trurin e Mollit.
Kritika
Romani ka kritika të përzier nga gjithë bota. Kur u botua për herë të parë, u ndalua në SHBA dhe shtete tjera. Disa intelektualë si Virginia Woolf e quajtën pretendues dhe analfabet, por kishte edhe mbështetës të stilit të romanit si Nabokovi, Hemingueji dhe T.S. Eliot. Joyce vet tha “Në qoftë se nuk ia vlen të lexohet Uliksi, atëherë nuk ia vlen të jetohet jeta”. Wikipedia
Komentet