Integrimi Euro-Atlantik i Shqipërisë – Departamenti Amerikan i Shtetit njofton në faqen e tij zyrtare se Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, do të vizitojë Tiranën në 14 Shkurt.
Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry do të takojë përfaqësuesit qeveritarë për të diskutuar mbi integrimin e mëtejshëm Euro Atlantik të vendit tonë dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral të Shqipërisë me SHBA.
Vizita në Tiranë do të jetë pas Konferencës të 52-të të Sigurisë që do të mbahet në Mynih, nga 10 deri më 14 Shkurt. Po në Mynih, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry do të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar të Mbështetjes për Sirinë – International Syria Support Group (ISSG) për të diskutuar si t’i jepet fund sa më shpejt konfliktit në Siri.
Komentet