Më 14 mars në Institutin kroat të Historisë, do të bëhet promovimi i monografisë shkencore të Prof.dr.sc. Zef Mirdita, monografinë shkencore ”Dardanët dhe Dardania në Antikë”.
Në njoftimin për këtë zhvillim theksohet se në këtë promovim do të marrin pjesë akademikët prof.dr.sc.August Kovaçec, prof.dr.sc.dr.h.c.Emilio Marin dhe prof.dr.sc.Tamara Tvrtkoviq.
Prof.dr.sc. Zef Mirdita është anëtar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, i cili ka vite që jeton e punon në Zagreb.
Kujtojmë se presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e përvjetorit të tetë të Pavarësisë së Kosovës ka dekoruar Prof.dr.sc.Zef Mirditen me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Komentet