Catherine Élise “Cate” Blanchett (lindur më 14 maj 1969) është aktore dhe regjisore australiane. Ajo ka marrë një mori çmimesh si aktore, ku shquhen çmime SAG, Golden Globe Awards, BAFTA, Academy Award (Oskar) dhe Volpi Cup në Festivalin e 64-t Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Ajo tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare me filmin e vitit 1998 “Elizabeth”, me regji të Shekhar Kapur, ku luan Elzabetën I të Anglisë. Është gjithashtu e njohur për portretizimin e mbretëreshës së elfëve Galadriel në trilogjinë The Lord of The Rings (Zotëria i Unazave), të koloneles doktoreshë Irina Spalko tek filmi Indiana Jones dhe Kingdom of the Crystal Skull (Indiana Xhons dhe Mbretëria e Kafkës së Kristaltë) dhe rolin e Katharinë Hepburn (Kethrin Hepbërn) në filmin e Martin Scorcese “The Aviator”. Ajo dhe i shoqi Andrew Upton janë aktualisht regjisorë teatri të Sydney Theatre Company. Ata kanë edhe një kompani prodhimi filmash të quajtur “Dirty Films”.
Aktorja Blanchett lindi në Ivanhoe, rrethinë e Melburnit, shteti Viktoria, Australi, vajzë e June, një sipërmarrëse dhe mësuese, si dhe e Robert “Bob” Blanchett, një oficer i marinës amerikane i lindur në Teksas, i cili më vonë drejtoi një kompani reklamash. Kur Blanchett ishte 10 vjeçe humbi babain nga një sulm në zemër. Ajo e përshkruan veten e saj gjatë fëmijërisë si “pjesërisht të dalldisur, pjesërisht vetmitare”. Ajo një vëlla, Bob, inxhinier i sistemit të kompjuterave, si dhe një motër më të vogël, Genevieve, që punon si dizajnere teatri dhe ka marrë diplomën për dizajn në arkitekturë në prill 2008.
Blanchett bëri shkollën fillore në Ivanhoe, pas fillores vazhdoi në kolegjin e zonjave metodiste, ku zbuloi pasionin për aktore. Ajo studioi ekonomi dhe arte të bukura në Universitetin e Melburnit përpara se të largohej nga Australia. Kur ishte 18, Blanchett shkoi me pushime në Egjipt. Një klient në të njëjtin hotel, nga më të lirët, në Kajro, e pyeti nëse donte të luante në një film, dhe ajo të nesërmen e gjeti veten në një skenë masive duke brohoritur për një boksier amerikan që po humbte, në filmin egjiptian Kaboria, ku luante rlin kryesor aktori egjiptian Ahmad Zaki. Blanchett u rikthye në Australi dhe u vendos më vonë në Sydney për të studiuar në Institutin Kombëtar të Artit Dramatik, të cilin e mbaroi më 1992 dhe filloi karrierën e teatrit.
Rolin e parë të madh në skenë e kishte më 1993 përballë Geoffrey Rush në dramën e David Mamet, Oleana, për të cilin ajo fitoi Çmimin e Kritikëve të Teatrit të Sidneit për një të Sapoardhur. Ajo luajti Ofelinë në vitet 1994-1995 në një prodhim të Hamletit nga një kompani e shquar teatrore, me regji të Neil Armfield, duke luajtur përballë Rush dhe Richard Roxburgh. Blanchett u duk në miniserinë televizive Heartland përballë Ernie Dingo, në miniseritë Bordertown, me Hugo Waevin, dhe një episod të serisë Police Rsecue të titulluar “The Loaded Boy”. Luajti edhe në filmin televiziv të vitit 1994, Police Rescue, si një mësuese e marrë peng nga banditë të armatosur dhe në filmin 50 minutësh dramë Parklands (1996), që pati një qarkullim të kufizuar në kinematë australine.
Debutin në një film ndërkombëtar Blanchett e bëri me një rol dytësor si infiermiere australiane kapur nga Ushtria Japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore, në filmin e vitit 1997 të regjisorit Bruce Beresford, Paradise Road, përkrah Glenn Close dhe Frances McDormand. Rolin i parë kryesor, po ashtu më 1997, ishte si Lucinda Leplastrier në prodhimin e Gillian Armstrong, Oscar and Lucinda, përballë Ralph Fiennes. Përkoi që australiani Peter Carey, shkrimtar fitues i Booker Priz, kishte njohur babain e Blanchett, Bob, kur kishin punuar bashkë në industrinë e reklamave në Melbourne. Blanchett u kandidua për të parin Çmim të Institutit Australian të Filmit si Aktorja më e Mirë në Rol Kryesor. Ishte fjala për rolin e saj si Pamela Rabe në filmin The Well. Ajo gjithsesi e fitoi një çmim të tillë (AFI Award) ai aktore në rol jokryesor për Lizzie në komedinë romantike Thank God He Met Lizzie, ku luante përballë Richard Roxburgh dhe Frances O’Connor.
Roli i parë i rëndësishëm ndërkombëtar i saj ishte ai i Elzabetës I të Anglisë më 1998 në filmin Elizabeth, që ia dha asaj një kandidaturë Oskari si Aktorja më e Mirë. Blanchett u mund nga Gwyneth Paltrow që luante te Shakespeare in Love, por fitoi një British Academy Award (BAFTA) dhe një Golden Globe Award si Aktorja më e Mirë. Vitin tjetë u kandidua për një tjetër BAFTA Award për rolin jokryesor The Talented Mr. Ripley. Tashmë aktore e njohur, Blanchett fitoi adhurues të panumërt me lojën në The Lord of the Rings. Ajo luajti rolin e mbretëreshës së elfëve në të tre filmat, të cilët shënuan rekordin e fitimprurjes së trilogjive të të gjitha kohërave.
Më 2005 fitoi një Academy Award (Oskar) në rol jokryesor për personazhin e Katharinë Hepburn në filmin The Aviator. Kjo e bëri Blanchett personin e parë që ka fituar ndonjëherë një Academy Award duke luajtur një tjetër aktor apo aktore që ka fituar më parë çmim Oskar.
Më 2006 luajti role kryesor në Babel me Brad Pitt, dhe Notes on a Scandal me Dame Judi Dench. Përkoi që Dench fitoi si aktore në rol jokryesor një Academy Award duke luajtur rolin e Elizabeth I, në të njëjtin vit që Blanchett humbi duke luajtur të njëjtën figurë historike, ndonëse në një tjetër kategori. Blanchett mori kandidaturën e tretë të Academy Award për lojën në këtë film.
Më 2007 fitoi Volp Cup si Aktorja më e Mirë në Festivalin e Filmit të Venecias dhe Golden Globe si aktorej jokryesore për gjashtë mishërimet e Bob Dylan ne filmin e Todd Hayne, I’M Not There, si dhe e përsëriti rolin në pjesën tjetër të elizabeth, titulluar Elizabeth: The Golden Age. Në edicionin e 80-të të Academy Awards Blanchett mori dy kandidatura Academy Award përfshirë atë si Aktorja më e mirë për Elizabeth: the Golden Age dhe aktore jokryesore në I’m Not There, duke u bërë e njëmbëdhjeta në histori që një aktor apo aktore të marrë dy kandidatura në një edicion. Ishte edhe aktorja e parë që kandidohej dy herë radhazi për një film me seri. Po atë vit Blanchett u përfshi në 100 Most Influential People In The World (100 Njerëzit më me Ndikim në Botë) nga revista Time, gjithashtu si një nga aktoret më të suksesshme nga revista Forbes. Pastaj ajo luajti në Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull si mjeke agjente e KGB, kolonele Dr. Irina Spalko.
Blanchett dhe i shoqi bënë kontratë trevjeçare si regjisorë të Kompanisë së Teatrit të Sidneit në janar 2008. Kontrata ua lejon tre muaj në vit të merren me veprimtari të tjera. Blanchett luajti me Brad Pitt për herë të dytë në filmin e David Fincher “The Curious Case of Banjamin Button” në fund të vitit 2008. Zëri i Blanchett është në filmin e ardhshëm Ponyo on the Cliff by the Sea, që del më prill 2009. Më 5 dhjetor 2008 Blanchett u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame në 6712 Hollywood Boulevard përballë Grauman’s Egyptian Theatre. Regjisori i famshëm Woody Alen ka deklaruar se do të dëshironte të punonte me Cate Blanchett.
Deri më 2008 Blanchett kishte luajtur në shtatë filma të kandiduar për Academy Award si Filmi më I Mirë (Best Picture):Elizabeth (1998), The Lord of the Rings trilogy (2001, 2002 dhe 2003), The Aviator (2004), Babel (2006) si dhe The Curious Case of Benjamin Button (2008).
Burri i Blanchett është dramaturgu dhe skenaristi Andrew Upton, me të cilin u njoh më 1996 kur po luante në The Seagull. Nuk ishte dashuri me shikim të parë. “Ai mendoi se unë isha e ftohtë dhe unë mendova se ai ishte arrogant,” shkruante më vonë Blanchett. “Kjo tregon sa mund të gabojë njeriu, por sapo më puthi ai ishte i vërteti.” U martuan më 29 dhjetor 1997, deh kanë tre djem, Dashiell John (lindur më 3 dhjetor 2001), Roman Robert (lindur më 23 prill 2004) dhe Ignatius Martin (lindur më 13 prill 2008).
Pasi e kishin bërë Brighton, Angli shtëpi të tyren në fillimvitet 2000, ata u kthyen në Australinë ku kishin lindur. Në dhjetor 2006, Blanchett deklaroi se donin të kishin atje një shtëpi të përhershme për fëmijët dhe të jenë pranë tyre, si dhe të ishin pjesë e teatrit australian. Ajo dhe familja e saj jetojnë në “Bulwarra”, kështjellën e gurtë të ndërtuar më 1877 në zonën portuale të Sydney, rethinën e Hunters Hill. E blenë $10.2 milionë australianë më 2004 dhe ia bënë një rinovim të thellë më 2007, në mënyrë që të jetë më e lidhur shpirtërisht me banuesit e rinj, më “eco-friendly”. Më 2006, një portret i Cate Blanchett dhe familjes pikturuar nga McLean Edwards ishte finalist në Archibald Prize, çmim që iu jepet “portreteve të burrave a grave të shquar në arte, letërsi, shkenca ose politikë”.
Blanchett është padronre e Sydney Film Festival. Ajo reklamon prodhimet e SK-II, produkte luksi për lëkurën në pronësi të Procter & Gamble. Më 2007, Blanchett u bë ambasadore e fushatës online të Australian Conservation Foundation (Fondacionin për Ruajtjen e Mjedisit Australian), duke u përpjekur të shprehë shqetësimet esaj për ndryshimet e klimës. Ajo është edhe padrone e projektit bamirës SolarAid. Duke hapur Kongresin e 9-të Botëror të Metropoleve 2008 në Sidnei, Blanchett tha: “Një gjë që kanë të përbashkët të gjithë qytetet e mëdhenj është se ata janë të gjithë të ndryshëm.” Në fillim të vitit 2009, Blanchett mori pjesë në një varg edicionesh speciale të quajtur “Legjendat Australiane të Ekranit” (“Australian Legends of the Screen”) ku përfshihen aktorët australianë të njohur për “ndihmesën e shquar që kanë dhënë për mjedisin dhe kulturën australiane”. Ajo, Geoffrey Rush, Rusell Crowe dhe Nicole Kidman janë paraqitur nga dy herë në seritë, një herë si vetja dhe një herë si personazhi më mishërues i tyre. Blanchett është përfshirë në personazhin e filmit “Elizabeth: The Golden Age”.
Më 2010 përkrah Russell Crowet luan në Robin Hood të Ridley Scott, ndërsa më 2011 interpreton një agjente të CIA-s në filmin Hanna të Joe Wright. Më 2012, pas nëntë vjetësh rimerr rolin e Galadriel në Hobbit – Një udhëtim i papritur, filmi i parë i trilogjisë Hobbit, paraprirës i rilogjisë Zotëria i Unazave, gjithnjë me regji të Peter Jackson. Më 2013 nën regjinë e Woody Allen luan në Blue Jasmine, doverol për të cilin merr Golden Globe për të tretën herë dhe Oscar për të dytën herë në kategorinë e aktores më të mirë. Më 2014 nën regjinë e George Clooneyt luan në filmin Monuments Men, po atë vit luan në Dragon Trainer 2, pjesa e dytë e filmit të vitit 2010 Dragon Trainer. Më 2015 luan tek filmi Hirushja rolin e njerkës. Po më 2015 merr një rol të vogël tek Knight of Cups me regji të Terrence Malick. Po atë vit asaj i kushtohet shtatorja e parë prej dylli në Madame Tussauds të Hollywood. Më 2016 është protagoniste e filmit Carol, pastaj luan me Robert Redford në filmin E verteta – çmimi i lirisë. Mën2017 luan në filmin Thor: Ragnarok./Elida BUÇPAPAJ
Komentet