Shkrimtari i mirënjohur Avni Mulaj lindi ne Tropoje më 11 nëntor 1947. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, te mesmen ne Gjimnazin e Shkodres, “29 Nentori”, ndersa studimet e larta i filloi per arkitekture, por pas tre muajsh u detyrua ti nderpriste, pasi pas nje fjalimi te ish K/ministrit te asaj kohe studenteve veriore, iu imponuan deget e profileve bujqesore-blegtorale.
Pas letersise, pasioni i dyte i poetit Avni Mulaj ishte piktura. Shkroi poezi dhe here pas here edhe drama. Ai i perket autoreve te brezit te letrar te viteve 70. Ka botuar vellimet me poezi “Valbona e kalter”, “Oret e mia”, “Currila”, “Versionet e botёve”, “Njeriu shkurtabiq me derrasen e gjate mbi sup”, “Flamujt e kopshtit”, “Serish galicet” dramё 1998. Krijimtaria e tij poetike eshte botuar periodikisht ne “Zeri i Rinise”, Studenti”, “Drita”, “Nentori”, “Albania e Vogel”, “Poeteka” etj.
Ne numrin 16 te Revistes “Poeteka” eshte botuar cikli i tij i fundit poetik.
Me 4 Shkurt 2010 u nda nga jeta ne SHBA./Wikipedia
Komentet