Analisti Genc Burimi me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjen e kryeministrit Rama me të, teksa ka deklaruar se drejtësia shqiptare nuk mund t’i fshihet obligimit për të hapur një hetim mbi palën shqiptare.
Sipas tij një arsye e mos hapjes së hetimeve ndaj Ramës nga ana e SPAK mund të jetë akuza e bërë nga kreu i demokratëve, Sali Berisha, se vetë prokurorët janë takuar me McGonigal.
Sakaq, ai shtoi më tej se duke qenë se ish-agjenti i FBI-së është lënë në liri me kusht ai mund të ketë pasur komunikim indirekt me kryeministrin Rama për të rënë dakord mbi një mënyrë mbrojtjeje ndaj drejtësisë.
Sipas Burimit kjo është arsyeja se pse kryeministri ka shtyrë përgjigjen e tij publike lidhur me këtë çështje.
“Shkrimi i Bild konfirmon që skandali McGonigal është me përmasa ndërkombëtare jo vetëm përtej Atlantikut por edhe në Evropë. Drejtësia shqiptare nuk mund t’i fshihet obligimit për të hapur një hetim mbi palën shqiptare. Duhet se s’bën ta bëjë këtë gjë dhe të kërkojë ekstradim të McGonigal dhe të çojë prokurorë shqiptarë në Uashington përveç hetimit të Ramës. Ky shkrim i Bild që akuzon edhe emra të politikës gjermane, do japë Gjermania një shembull duke hapur hetime ndaj këtyre politikanëve. Vetëm këtu e shohim këtë gjë.
Berisha tha se edhe prokurorë të SPAK janë takuar me McGonigal. Ata duhet të kenë një takim me mediat dhe të pyeten. Nëse ata janë takuar inspektorati i lartë i drejtësisë duhet t’i hetojë ata dhe të transferohet dosja. Shteti i së drejtës në Shqipëri po mëkëmbet. Është e pakuptueshme, sot SPAK mund të jetë në vështirësi sepse mund të ketë pasur takime me McGonigal.
Në rastin kur drejtësia shqiptare hap hetim ndaj Ramës menjëherë klasa politike do kërkojë dorëheqjen e tij, kur ndodhi me kasetën e Ilir Metës pati një protestë të tillë me kërkesën për dorëheqje. Drejtësia amerikane mund ta thërrasë nëse do japë dorëheqjen. Nuk është normale që të mos hapen hetimet në Shqipëri. Nëse Bild thotë që ka edhe elementë të politikës gjermane të përziera afera merr përmasa të frikshme.
Avantazhi i komisionit që do bëhet është se Rama do detyrohet të përgjigjet publikisht dhe nesër s’mund të japë përgjigje të ndryshme. Sa më shumë të kalojë koha ai do kalibrojë përgjigjet. Gjithë kjo është e qëllimshme. Sot McGonigal në SHBA është lënë i lirë me kusht. Ai mundet edhe të komunikojë në mënyrë indirekte me Ramën dhe t’i thotë të mos flasë për diçka të caktuar. Është e mundur kjo. Prandaj Rama nuk kërkon të flasë ende, sepse McGonigal ndoshta akoma nuk e ka zgjedhur mënyrën e tij të mbrojtjes.
Opozita më mirë të manifestojë në Bruksel dhe Uashington. Janë vendosur prokurorë e gjykatës si i kanë dashur dhe nuk mendoj se do ketë aferë më të madhe se kjo në vend edhe për 100 vitet e ardhshme. Kjo protestë është e domosdoshme sepse Sali Berisha nuk ka karta të tjera për të luajtur. Protesta duhet bërë për të treguar mospajtim. Kjo nuk do e rrëzojë Ramën, ai rrëzohet vetëm nëse thirret nga SPAK ose nëse në 14 maj opozita fiton shumicën e bashkive dhe kërkon zgjedhje të parakohshme. Ka një presion se nëse si në 21 janar nesër ka një aksion ku policia detyrohet të qëllojë dhe ka viktima, ky do ishte presion që të binte Rama në kurthin e të shkaktuarit viktima”, tha ai.bw