Në foto: Logoja e re e kompanisë McDonalds e konceptuar enkas për joshjen e klientit Taulant Balla
I dashur Shef Edi!
Endri Transparenti jam. Sot është bërë nami. Taulant Ballës i ka bërë atentat me sufllaqe goca e Berishës në Romë.
Taulanti është shumë i prekur sepse siç ka rrëfyer dhe në polici, ajo Argita e kishte porositur sufllaqen me shumë xaxiq dhe qepë.
Por nuk është kjo më e rëndësishmja, unë po të shkruaj se në adresën e kryeministrisë kanë mbërritur disa reagime nga faktori ndërkombëtar që më kanë shastisur fare.
Dyshoj se kjo punë mund të jetë shumë më e thellë, këtu Shef luhen interesa të shërbimeve sekrete dhe të korporatave të mëdha.
Në fillim na erdhi një telegram nga Ambasada Amerikane e cila na përcolli një letër të CIA-s. Letra e amerikanëve shkruan:
“Ne të CIA-s dyshojmë se shtetasi Taulant Balla mund të jetë shënjestër e grupeve terroriste të lidhura me ISIS.Kemi analizuar situatën dhe janë shënuar dy raste kur ndaj këtij individi janë organizuar sulme në aeroportet ndërkombëtare të Brukselit dhe të Romës.
Sulmet në të dyja rastet kanë qenë tepër të koordinuara, njëherë me bomba dhe njëherë me armë biologjike dhe helmuese të injektuara në sufllaqe.
Rekomandojmë qeverinë shqiptare që të shmangë udhëtimin e këtij personi nëpërmjet linjave ajrore. Shtetasi Balla duhet të bëjë kujdes që të udhëtojë gjithnjë në rrugë tokësore ose detare dhe mundësisht të udhëtojë me mushkë, sepse mushka ka dhe parandjenjë për kurthet që mund të ngrihen rrugës”
Përveç letrës nga Ambasada Amerikane, kemi marrë dhe një reagim të çuditshëm nga korporata McDonalds, e cila bën thirrje për ç’tensionimin e situatës nëpërmjet një skeme biznesi. Letra e tyre shkruan:
“Përshëndetje i nderuar kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Dega e McDonalds në Romë na njoftoi për një incident të pakëndshëm të ndodhur mes dy personaliteteve shqiptare për shkak të një hamburger të kompanisë tonë.
z.Taulant dhe znj.Gita janë konfliktuar gjatë kohës që kishin porositur. Avioni do nisej pas pak minutash dhe të dy e kishin me nxitim. Kjo u bë shkak për një konflikt të pakëndshëm.
Ne nuk duam të bëhemi shkak për këto ngatërresa mes personaliteteve tuaja, që janë të pangopur kur vjen puna për produktet tona.
Ndaj ju njoftojmë se bordi i kompanisë ka marrë vendim të hapë një filial të McDonalds dhe në Tiranë, që Gita dhe Taulanti të mos zihen më dhe të hanë sa të dënden. Do dëshironim që filialin të na e mundësonit tek ajo kulla e re e stadiumit që po ndërtoni”.
Letra e tretë është nga Sazan Guri Shef. Ky ma heq zarin fare, dy gisht letër na ka bërë po se marr vesh pse mban kaq shumë krahun e atij Jamarbrit dhe përpiqet ta justifikojë. Xani na shkruan:
“Ça janë këto budalliqe që bëjnë këta mo? Mirë t’u bëhet. S’ka faj as Gita dhe as Abi, kshu është kur shkon e ha në fast-food andej. Janë të gjitha me mish OMGJ. Dëgjon ti?”
Këto ishin reagimet Shef. Vetëm një merak kam, po e pranove atë ofertën e Mcdonalds për të bërë dyqan tek kulla e re, njofto dhe Olsin, se ai ka fol me Mandin-FSHF dhe ka rënë dakord që asnjë dyqan me pamje nga fusha e sportit nuk do jepet pa lejen e Olsit.
Të puth Shef. Pa merak, unë sufllaqet i ha pa qepë, se nuk dua që ti të ligështohesh kur ne puthemi.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet