VOAL – UASHINGTON – Senatori amerikan John McCain – i njohur për qëndrimet e vendosura ndaj Rusisë – ka refuzuar detyrën e këshilltarit të presidentit ukrainas për reformat.
McCain ka deklaruar në faqen e tij në internet se është i “shtrënguar” nga “nenet e Kushtetutës amerikae për ndërverimin e anëtarëve të Kongresit me qeveritë e huaja”.
Senatori republikan ishte në listën e tetë anëtarëve të huaj të Këshillit Ukrainas për Reformat, në krye të të cilit ishte një figurë tjetër e urryer nga Moska: ish kreu i shtetit të Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili. McCain ka sqaruar menjëherë se nuk nuk e kishte pranuar kurrë atë detyrë.
sda-ats
Komentet