VOAL- Një gjykatë në Moskë hoqi licencën e botimit të gazetës së pavarur Novaya Gazeta, e drejtuar nga fituesi i çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Ria Novosti.
Vendimi u mor me kërkesë të agjencisë shtetërore të kontrollit të medias, Roscomnadzor, e cila akuzoi gazetën për dështimin e sigurimit të dokumenteve në lidhje me ndryshimin e pronësisë në vitin 2006.
Megjithatë, Novaya Gazeta kishte pezulluar publikimet me vendim autonom që nga marsi, duke denoncuar presionin nga autoritetet për pozicionin e saj kritik kundër të ashtuquajturit operacioni special ushtarak në Ukrainë.rsi-eb
Komentet