Peshëngritja shqiptare mbyll një kapitull! Romela Begaj ka rezultuar pozitive edhe në testin e dytë sa i takon dopingut.
Pasi rezultoi pozitive në testin A me substancën e ndaluar stanozolol për kampionen e botës është konfirmuar një gjë e tillë edhe në testin B. Tashmë jo vetëm sportistja shqiptare, por e gjithë peshëngritja rrezikon një dënim të rëndë.
Romela Begaj u shpall Nënkampione bote në kategorinë deri në 69 kg në kampionatin e zhvilluar në SHBA.
Nga sa mësohet, lidhur me këtë çështje, Romela Begaj do të flasë sot në orën 11:30 për herë të parë në një konferencë të thirrur në orën në palestrën e Federatës së Peshëngritjes në Parkun Olimpik të Tiranës.
Komentet