Ish-deputetja dhe gjuhëtarja ukrainase Iryna Farion, 60 vjeçe, vdiq në Lviv më 19 korrik, disa orë pasi u sulmua, tha Guvernatori i Rajonit të Lviv, Maksym Kozytskyi.
Një person i armatosur qëlloi dhe plagosi për vdekje një nacionaliste, ish-deputete e parlamentit ukrainas , e njohur për fushatat e saj të hapura në favor të gjuhës ukrainase.
Policia ka nisur një gjueti për njeriun që dyshohet se qëlloi për vdekje 60-vjeçaren Irina Farion në një rrugë në qytetin e Lviv. Rasti është klasifikuar si ” vrasje në tentativë “, tha më herët Ministri i Brendshëm Ihor Klimenko. “Viktima është në gjendje kritike dhe mjekët po luftojnë për t’i shpëtuar jetën”, shtoi ai pak minuta pasi Farion u qëllua në kokë.
Megjithatë, sipas mediave ukrainase, ish-deputetja dhe gjuhëtarja ukrainase vdiq pas plagëve të marra në Lviv më 19 korrik, disa orë pas sulmit. Lajmi u konfirmua si nga guvernatori i qytetit ukrainas Maksim Kozhitsky, ashtu edhe nga kryetari i bashkisë së Lviv Andriy Sandovy.
Presidenti Volodymyr Zelensky kishte njoftuar se ishte i informuar rregullisht në lidhje me hetimet për arrestimin e personit të armatosur dhe dënonte çdo formë dhune.
Një gjuhëtare, Farion iu bashkua partisë nacionaliste Svoboda (“Liria”) në 2005 dhe u zgjodh në parlament për herë të parë dhe të fundit në 2012. Ajo ishte gjithashtu anëtare e këshillit rajonal të Lviv. Ajo u bë e njohur për fushatat e saj për të promovuar gjuhën ukrainase dhe komentet e saj përçmuese për zyrtarët e sektorit publik rusishtfolës.
Në vitin 2018, kur Ukraina po luftonte me separatistët pro-rusë, të cilët kishin pushtuar territorin në Ukrainën lindore, ajo u bëri thirrje bashkatdhetarëve të saj që “të godasin në nofull të gjithë rusishtfolësit”.
Pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, Farion madje denoncoi luftëtarët rusishtfolës të Batalionit Azov që mbrojtën Mariupolin për shumë muaj.
Megjithëse ukrainishtja është e vetmja gjuhë zyrtare në Ukrainë, për shumë banorë rusishtja është gjuha e tyre amtare, një trashëgimi e epokës sovjetike.
Gjuhësia ka qenë gjithmonë një çështje e mprehtë për vendin dhe parlamenti ka miratuar ligje për të promovuar gjuhën ukrainase në qeveri dhe agjencitë e shërbimit.