Në Tulë një mbret na ishte
besnik ai deri në varr,
e dashura tek i vdiste
kujtim një gotë ari ia la.
.
Në gosti me vete e merrte
Gjë më të shtrenjtë s’kish në botë,
Loti në sy i rrekëllente
Sa herë pinte me atë gotë.
.
E kuptoi, vdekja po i vinte,
qytete dhe krahina kudo
ai la trashëgim gjithë ç’kishte,
veç gota nuk ish me ato.
.
Atje mes sa kalorësve
në gosti ishte mbreti
në sallën e lashtë mbretnore,
në kështjellë sipër detit.
.
Pijetari plak piu kështu
hurbën e fundit fatale,
dhe e hodhi pastaj kuturu
gotën prej ari mes valëve.
.
E pa si ra, u mbush prap
E u zhduk në detin pa fund.
Iu shuan dy sytë e pastaj
Nuk piu më kurrë një hurbë.