VOAL – 90% e të gjithë popullsisë rezidente në Mbretërinë e Bashkuar ka zhvilluar antitrupa Covid-19, dhe kjo pavarësisht rikthimit të infeksioneve të ushqyera nga varianti Delta dhe problemeve të vazhdueshme të lidhura me infeksione të zgjatura. Kjo është çertifikuar nga vlerësimet e Zyrës për Statistikat Kombëtare të llogaritura në bazë të testeve më të fundit. Të dhënat do të konsiderohen pozitive, duke pasur parasysh se pothuajse të gjitha kufizimet kundër pandemisë do të shfuqizohen në vend nga 19 korriku. Në nivelin rajonal, studimi tregon një pjesëmarrje prej 89.7% në Angli, mbi 91% në Uells dhe gati 85% në Skoci dhe Irlandën e Veriut. rsi-eb