Një javë para mbrëmjes së çmimeve Oskar, vëlla e motër Deni dhe Iva Hoxha sollën në Uster shfaqjen e parë të fimit “Shok”. Një vepër artistike e vitit 2015 që konkuron në gjininë e filmit të shkurtër dhe është një bashkëprodhim i Qendrës Kinematografike të Kosovës me kineastin britanik Jamie Donoughue (skenar dhe regji), ndërsa Eshref Durmishi, producent dhe aktor.
Si një ngjarje që e merr temën nga lufta e Kosovës 1999, filmi rrëfen pastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre pikërisht para ndërhyrjes së forcave të NATO-s.
Departamenti i Sociologjisë në Universitetin Clark u bë mbëshetës i kësaj ideje të rinisë studentore me origjine shqiptare të Usterit.
Mirëseardhjen dhe përshendetjen e drejtuan Iva dhe Deni Hoxha dhe treguan pak nga përpjekjet e tyre për realizimin e veprimtarisë.
Mes të pranishëmve ra në sy pjesëmarrja e aktores Eliza Dushku, ndërsa programi vijoi me një video historike mbi ngjarjet e ngjeshura të vitit 1999, presionin ndërkombëtar deri në çlirimin e Kosovës.
Pjesë nga ceremonia dhe vijimi i takimit.
Iva Hoxha: Mirëmbrëma të gjithëve, jam një studente e Universitetit Clark dhe studioj për bio-kimi. Ju falenderoj që keni ardhur dhe njëkohësisht Falenderoj Departamentin e Sociologjisë me Zj. Melisa Butler që më ndihmuan për këtë veprimtari. Gjithashtu dua të falenderoj Zj. Konstantina Lukes, Marge Beqiri, Greg Stefon, Eda Stefani, Feston Idrizi, Ardian Murraj dhe mysafiren e veçantë Eliza Dushku.
Tani dua të ndaj me ju atë që përse vendosa që ta kishim sëbashku këtë shfaqje. Unë jam nga Shqipëria dhe atje kam jetuar deri më 2010. Mbaj mend se kur isha 4-5 vjeçe, u zgjova një mëngjes dhe pashë grupe të mëdha njerzish, strehuar në tenda në fushën e futbollit. Si fëmijë kurreshtar pyeta prindrit se çfarë po ndodhte,… ata më treguan se ishin kosovarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe nuk kishin një vend se ku mund të shkonin.
Disa ditë më pas unë u takova me bashkëmoshatarë të mi dhe ata më treguan se ata jetonin ose ishin bashkë me gjyshrit e tyre apo me motrat pak më të rritura, pasi prindrit i kishin humbur. Kjo më preku mua sepse ishin femijë të moshës sime, të përfshirë nga lufta plot dhunë dhe urrejtje të cilën unë kurrë nuk e dija seç ishte. Ajo më preku mua sepse ata ishin femijë, pa prindër dhe pa shtëpi. Kështu në ditët më pas ne i morrëm në shtëpitë tona, i strehuam dhe ata u bënë pjesë e familjes.
Unë dhe vëllai im e organizuam këtë takim pasi menduam që këto janë ngjarje që duhen treguar dhe duhet t’i ndajmë sëbashku. Dhe gjithashtu ky është një bashkëpunim i parë mes Britanisë dhe Kosovës që shkon në Oskar dhe jemi krenar për këtë. Ishte gjithashtu dhe përkujtimi i Ditës së Pavarësisë së Kosovës në 8 vjetorin e saj, (të Merkurën e kaluar) ndaj edhe njëherë Urime Pavarësia për Ju të gjithë.
Pra mirë se keni ardhur dhe do të kalojmë një mbrëmje të shkëlqyer, filmi do të nis pas pak dhe unë po ja lë fjalën vëllait tim Denit.
Deni Hoxha:- Ju faleminderit që erdhët sonte, unë jam nxënës në vitin e I-rë të shkollës së mesme “South High”. Unë gjithashtu ndihmoj bashkësinë shqiptare këtu në postimet e FB, jam ndihmues për median në webin e Eliza Dushkut “Dear Albania”, jam dhe themeluesi i “Team Albanians” dhe ju lutemi që ta bëni “like” në FB.
Gjithashtu unë jap ndihmesën time në Këshillin Rinor të Qytetit të Usterit, Rajoni 4, me Zj. Sarai Riviera. Do desha që para fillimit të filmit t’ju tregoja një video që e kam përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtëme të Rep. Kosovës dhe që është njëkohësisht dhe një shprehje e bashkëpunimit të vazhdueshëm të shqiptarëve dhe SHBA-së.
Janë disa pika kyçe të ngjarjeve të luftës në Kosovë këto që do të ndiqni në menyrë që t’ju lehtësojnë juve kuptimin më të mirë të filmit.
Pas kesaj hyrje ishin aktorët Oki (Andi Bajgora) dhe Petriti (Lum Veseli) përshendetën të pranishmit:
Andi Bajgora: – Faleminderit komuniteti i Usterit që jeni mbledhë me pa filmin “Shok”, besoj që t’ju pëlqej…nga Kosova Oki.
Lum Veseli:- Përshëndetje Deni dhe Komuniteti i Usterit në amerikë. Shumë faleminderit per ardhjen tuaj sonte në shfaqjen e filmit “Shok”, shpresoj ta shijoni filmin,… nga Kosova, Petriti.
Gjithashtu përmes lidhjes Skype do të mundësojmë lidhjen me realizuesit, regjisorin dhe skenaristin Jamie Donoughue si dhe producentin e aktorin Eshref Dyrmishi, për të zhvilluar një seancë pyetje përgjigjesh me ndërmjetësinë e Zj. Konstantina Lukes ish Kryetare e Bashkisë dhe aktualisht Këshilltare e Qytetit të Usterit.
Pas filmit u zhillua një bashkëbisedim me autorët ku u shprehën vlerësime, kuriozitete dhe sidomos gëzimi që një temë nga jeta shqiptare troket edhe në Oskar, e më pas një seri përshtypjesh nga shikuesit të cilët vunë theksin në vështirësitë dhe dhimbjet që njerëzimi kalon për shkak të luftrave dhe çfarë sakrificash i duhen një populli për t’i kapërcyer që të mbijetojë e më pas të zhvillohet. Ndërsa historia e shqiptarëve të kosovës fund shekullin e kaluar në “zemër” të Europës është ende një ngjarje e pa thënë dhe një plagë që duhet shëruar.
Së pari e mori fjalën Feston Idrizi, student nga Kosova, i cili do të mbajë një ligjeratë të shkurtër:
Feston Idrizi : Mirëmbrëma të nderuar miq, mysafirë dhe bashkëatdhetarë shqiptarë. Ndjehem i nderuar që Iva dhe Deni më ftuan dhe më dhanë rastin për të mbajtur këtë fjalë. Do të desha më shumë t’ju tregoj pak nga ngjarjet dhe përjetimet e asaj kohe për të cilën flet edhe filmi.
Është vërtetë emocionuese, apo jo… (?!)
Ashtu si kjo ngjarje ka të shumta me kosovarët, ngjarje që nuk janë treguar, nuk e kanë patur shansin që të ekranizohen. Kjo ngjarje dhe ky film mendoj se na shpien në një faqe të re, çel diçka të re për atdheun tonë. Unë për veten time isha në atë kohë, (gjatë luftës), 6-7 vjeç dhe ato që ndodhën gjatë asaj kohe duket sikur nuk i kam ndarë me tjetër njeri. Kështu po thuaj ka ndodhur me babanë tim dhe xhaxhallarët e mi,… gjatë kohës së luftës që ishin në ushtri.
Gjithë kjo ngarkesë emocionale që e ka ngërthyer kombin besoj se nuk është shprehur ende edhe nga shumë njerëz. Edhe në shtepinë tonë kanë hyrë me forcë dhe na gjetën një pistoletë diku në kolltuqe dhe filluan të kontrrollonin kudo nëpër shtëpi,… për shumë kohë jetonim në bodrum për shkak të bombardimeve. Jetonim disa familje pasi shtëpia e xhaxhallarëve u morr nga ushtria serbe dhe u përdor si bazë e tyre.
Por historitë e mia janë të vogla me çka kanë kaluar shumë të tjerë e që nuk kanë patur rastin ta tregojnë. Këtë desha të them që filmi e ka arritur, e ka kryer shumë mirë, madje e bën kombin tonë që ta shprehë veten. Filmi e shpreh me forcë ate se çfarë ka ndodhur dhe pas kësaj që kaluam ne shqiptarët kemi qendruar vërtetë të fortë, kemi mudur ta kapërcejmë dhe ta lëmë pas, apo të ndrydheshin në emocionet tona.
Kështu ndodh edhe tani gati pas 16 vitesh mjaft histori të kohës së luftës zbulohen, dhe shumë emocione zbrazen. Në të vërtetë ne kemi disa ose pak organizata që merren me faktet e krimeve që kanë ndodhur dhe veçanërisht me viktimat e luftës, njerëz dhe jetë të humbura, njerëz që nuk dihet se ku gjinden apo edhe trupat e tyre për t’i kthyer e varrosur në vendin e vet. Filma të tillë tani ndihmojnë për të portretizuar dhe treguar ngjarje dhe ndoshta edhe për të ndihmuar ata që i kanë humbur njerzit e tyre të dashur. Ne si komb kemi ecur më tej, tani për tani ka një “luftë” në parlament ku kërkohet një demokraci apo politikë më e mirë, por besoj se shumë e rëndësishme është që filma të tillë të shfaqen, janë histori që duhen treguar.
Besoj se ka qënë një nisëm e mirë e realizuesve, artistëve që këto histori të jepen me gjuhën e artit. Ta shprehësh atë luftë me art është një gjë e bukur mendoj, na jep ne një shikim të thellë se çka ndodhur gjatë asaj kohe edhe që diçka më shumë mund të shprehet me filmat me metrazh më të gjatë në të ardhmen.
Ju falenderoj për vemendjen dhe po vazhojmë me rrjedhën e programit.
Deni: – dhe tani po kalojmë në seancën e pyetjeve dhe përgjigjjeve me realizuesit të cilën do ta ndërmjetesojë zonja Konstantina Lukes.
Skype : Si po dëgjohemi? Mirë! Tungjatjeta të gjithëve!
Eshref Durmishi: Faleminderit që jeni mbledhur për të parë filmin dhe faleminderit Deni për organizimin. Faleminderit edhe për juve Eliza që jeni aty. Faleminderit që të gjithëve.
Konstantina Lukes : – Paraardhësit tuaj janë nga një vend i vjetër dhe ju jeni zhvendosur larg në atë pjesë të botës. Çfarë ju bëri juve që të shkonit tek fillesa e kësaj çështje dhe të bënit një film të shkurtër?
Jamie Donoughue : Të jem i ndershëm dua t’ju them që nuk dija asgjë për Kosovën, veç asaj që ishte një luftë që zhvillohej dikur atje. Fillimisht e vizitova për tre ditë në 2010. Në ditën e dytë të qendrimit shpërtheu në Islandë vullkani (Eyjafjallajökull Prill 2010 që paralizoi fluturimet në Evropë për disa ditë), dhe unë nuk mund të gjeja fluturim për pesë javët më pas. Por në këto pesë javë unë gjeta përvojën më të pabesueshme të jetës sime. Takova njerzit më mikpritës që më mundësuan rrugën e kthimit, por edhe ku zbulova nga tregimet, histori të shumta që gjindeshin atje.
Akoma nuk e besoj që kjo ka ngjarë gati 15 vite më parë në pragun e derës së Europës dhe që asgjë nuk ishte bërë për të. U frymëzova nga ngjarjet që më tregonin njerzit rreth e rrotull. Ato vinin ose nxirreshin nga ai dëshpërim që së paku të tregoheshin dhe unë si një realizues i filmit e ndjeva se diçka duhej të bëja. Kështu që u mbajt si një projekt shëtitës për katër vite duke udhëtuar herë andej e herë këtej ashtu sikurse edhe në Shqipëri shkova deri sa e shkrova filmin.
Konstantina Lukes : A keni në plan që ta ndiqni pas kaq kohësh dhe në se ka ndryshime thelbësore duke e krahasuar me atëherë atë pjesë të botës?
Jamie Donoughue:– Gjithkush mund të thotë se ka shumë e shumë ngjarje që duhen treguar në Kosovë dhe jo vetëm histori –lufte, ka shumë art dhe kulturë që duhet zbuluar atje. Ne po e shohim nga shumë këndvështrime dhe e di që ka shumë kompani apo grupe të interesuara për të bërë të tjerë filma artistik.
Konstantina Lukes:– Ne këtu pamë dy aktorët kryesorë të cilët na përcollën përshëndetjet. A ishin ata vërtetë aktorë me përvojë apo ishit ju që i vendosët këta dy djem 12 vjeçar si për të luajtur filmin?
Jamie Donoughue:– Nuk ishte ndonjë periudhë e gjatë auditimi, Andi Bajgora në rolin e Oki-t, kishte disa pjesë të vogla të luajtura më parë të cilat ne i vlerësuam, ndërsa Petriti(Lum Veseli) nuk kishte përvojë. Ndryshe nga seancat e ngarkuara për përzgjedhjen e aktorëve në këtë rast shfrytëzuam e disa postime në FB pasi e dimë se tani kudo njerzit janë ngushtësisht të lidhur dhe po kështu edhe në Kosovë dhe me qindra femijë aplikuan për rolet dhe ne bëmë përzgjedhjet.
Konstantina Lukes : Pyetja tjetër, a u shpërblyen (paguan), ata për përpjekjen?
Jamie Donoughue: Po sigurisht…
Konstantina Lukes : Ne kemi një bashkësi shumë të madhe shqiptarësh këtu në Uster dhe ky film është dhe një festim i faktit që ne marrim edhe diçka nga njohja politike për praninë tonë këtu, por një mesazh edhe më i madh nga filmi është akti mizor mes njerzve. Historia këtu në Uster na ka njohur me genocidin ndaj popullsisë armene 100 vjet më parë, ndërsa kjo është vetëm para 15 viteve dhe tregon atë që natyra njerezore s’ka ndryshuar shumë pas kaq kohësh. Tani lidhur me faktin se Shqipëria po shkon drejt një ringjallje ekonomike, bashkësia shqiptare këtu po rritet dhe bashkë me të edhe njohja politike, çfarë do të këshillonit juve si p.sh të rinjve që ne kemi këtu si Deni dhe Iva, a ka ndonjë mundësi që të financohen në prodhimin e një filmi rreth prejardhjes së tyre (trashigimnisë)?
Jamie Donoughue: Unë mendoj se ta përdorësh filmin dhe artin si rrugë komunikimi është e mahnitshme për t’i bërë të njohura ngjarjet. Nuk them se është e lehtë, por është një fillim për t’i nxjerrë në pah gjërat. Shpesh pyesin se përse ka kaq larmi në temat e filmave tek Oskar-i, arësyeja është se veçanërisht filmat e shkurtër kanë larmi të madhe nga se autorët sjellin ngjarjet nga jeta e tyre reale dhe me mundësinë për të bërë film, edhe pse ata janë nga vende fare të vegjël ku janë rritur apo jetojnë… Filmi shok është një shembull i tillë,
Eshref Durmishi: Unë do t’ju thoshja që vazhdoni të ëndërroni dhe vazhdoni të punoni dhe duke punuar shumë ëndrrat ju realizohen. Unë jam nga Kosova dhe si çdo artist rruga drejt Oskarit ishte një ëndërr, sikur edhe atë natë që do të shkoja në gjumë të ëndërroja për çmimin,… unë nuk e dija këtë deri atëhere kur u dha lajmi dhe kjo tregoi se unë kisha punuar shumë për këtë dhe ja ku jam…pra vazhoni, ecni përpara, ëndërroni dhe anjëherë mos u ndalni së ecuri dhe së punuari.
Konstantina Lukes: Filmi ka një mesazh të qartë të përgjitshëm, flet për shqiptarët dhe nisi rrugën drejt Oskarit, desha t’ju pyes se cilat janë shanset tuaja për ta fituar?
Eshref Dyrmishi: Unë flas nga ana ime se ne tashmë e kemi fituar, është një ëndërr që të përfaqësohesh, por që të jesh këtu (në Oskar), të tregosh para gjithë botës historinë tonë kjo është një fitore, ne kemi berë histori për vete dhe për vendin tonë,… Për mua statuja është si ajo “qershiza mbi tortën” .
Konstantina Lukes: Edhe këtë qershizë ne do ta dëshironim, por a e dini juve se në çpjesë të programit do bëhet njoftimi për filmat e shkurtër dhe a do të jeni ju aty?
Jamie Donoughue: Di të them vetëm një person në botë e di fituesin, është ai që hap zarfn dhe e lexon, askush tjetër gjatë ceremonisë nuk mund ta dijë.
Konstantina Lukes: Pyeta në çfarë pjese të programit do të shpallet, pasi edhe ne shqiptarët këtu do të mblidhemi në pritje dhe për ta festuar me mënyrën tonë?
Jamie Donoughue: Diku nga pjesa e parë, fundi i saj.
Konstantina Lukes: Bëtë mirë që na e treguat pasi nuk duam ta humbim këtë çast. Ju urojmë fat dhe shumë faleminderit. Ju jemi mirënjohës dhe krenarë për juve.
Jamie Donoughue: –Ju faleminderit, grupit te artisteve separi, juve atje dhe gjithë atyre që na ndjekin e që janë në linjë për të shprehur mbështetjen…
Eshref Durmishi: Ju faleminderit shumë!
Pas këtij bashkëbisedimi, vazhuan pyetjet nga shikuesit në sallë.
Nancy Capstik: Më pëlqyen vendet e xhirimit, ana piktoreske dhe desha të dija ura, është diku pranë kufirit?
Eshref Durmishi: – Ne ishim me fat që e gjetëm atë vend gati të paprekur si vite me parë, pasi tani në Kosovë ndryshimet janë të vrullshme, kanë mbetur disa zona apo qytete që kanë ende pamjen e viteve të shkuara. Psh në ishim me fat që gjetëm edhe “pikën e kontrrollit”, një objekt ushtarak që edhe gjatë luftës ishte përdorur për atë qëllim. Po kështu edhe shtëpitë e bombarduara janë vende autentike ku ishin zhvilluar operacionet ushtarake dhe ne i përdorëm për skenat e filmit.
Nancy Capstik: Ado të merrni pjesë në ceremoni dhe a do t’ju shohim në tapetin e kuq ?
Eshref Dyrmishi:-Po do të na shihni, ne do të jemi atje. Unë dhe Jamie patjetër dhe besoj se edhe të tjerët.
Jamie Donoughue: Edhe ne mendojmë ta festojmë…
Nancy Capstik:– Edhe ne ju ofrojmë një tjetër festë të Oskarit në Tiranë, pasi në muajin Gusht do të zhvillojmë Konventën vjetore të AANO-s. Jeni të ftuar!
Eshref Dyrmishi:– Shpresoj, patjetër dhe me statujën e madhe.
Nancy Capstik:- Paçi bekimin e Perëndisë dhe fat!
Jamie Donoughue dhe Eshref Durmishi: Ju faleminderit shumë!
Eliza Dushku:- Përshëndetje, faleminderit shumë, jam e mbushur plot në zemrën time, ju brohoras dhe krenare. Keni një film të fuqishëm. Jam shumë e gëzuar që juve ja arritët më përpara. Pyetja ime është se kjo ishte një ngjarje e jetuar personale që dikush ju a ka treguar?! Ju treguat se keni qëndruar gjatë dhe jeni takuar me shumë njerëz dhe keni dëgjuar shumë ngjarje e tyre. A kishte atje diçka që ju doli nga njerzit dhe e mbështetur në ato çka njerzit ju treguan,… a mund të na tregoni diçka rreth saj ju lutem?
Jamie Donoughue: – Po! Një nga gjërat më të vështira është se cila ngjarje duhet treguar sepse siç e dini juve të gjithë njerzit kishin nga një histori që të pikëllonte shpirtin,…njera ngjarje më pikëlluese se tjetra… Çdo kosovar e ka një ngjarje të tillë për ta treguar.Është e vështirë edhe t’i rendisësh ato, por për mua frymëzimi ndodhi kur me Eshrefin folëm ballpërballë, atje ku këto ngjarje kanë ndodhur. Këto ishin lidhjet e para dhe të kuptuarit se çfarë ishte kjo luftë, dhe kur LUFTA nuk ishte veç një FJALË,… Pra si do ta gjeja këtë ? Kjo ishte përpjekja më e vështirë e imja që po këtë ndjenjë ta përcillja tek publiku. Dhe mënyra më e mirë ishte që ta shihja me sytë e fëmijëve, si këta fëmijë e shihnin luftën,… me sytë e tyre. Nuk ka rëndësi se në ç’pjesë të botës jetojnë këta 12 vjeçarë, por lidhja e tyre shoqërore, miqësia mes dy fëmijëve në ato kushte lufte dhe kundër luftës janë lidhja emocionale për ta sjellë këtë temë tek shikuesi i gjerë ( në nivel ndërkombëtar).
Filmi në vetvete mbështetet në tre ngjarje kryesore të jetuara, janë tre shokët dhe miqtë që mi kanë treguar. E para dhe e treta janë nga shokët e mi, pra trgëtia e letrave të cigareve, e mesit është historia me librat, e jetuar prej Eshrefit, dhe ajo e djalit që shkoi me bujt tek shtëpia e shokut dhe mbeti i vrarë të nësermen.
Eliza Dushku:- Shumë faleminderit dhe paçi fat! Unë do të ndjej gëzim për juve që të shihemi në të ardhmen, por edhe ju vetë gëzohuni që keni bërë një punë shumë të mirë.
Jamie Donoughue dhe Eshref Durmishi: Ju faleminderit shumë!
Gregory Stefon:-Juve jeni shqiptar,…si e ndiet veten duke punuar me aktorë serb që luajnë si ushtarë, pra si vjen loja e përbashkët në paraqitjen e ngjarjes?
Eshref Durmishi:– Të gjithë personazhet serb janë luajtur nga aktorë shqiptarë. Edhe unë vetë kisha një rol të tillë.
Mexhite(Marge) Beqiri:– Ishte një kënaqësi… Pyetja ime lidhet me atë që ndryshimeve të shpejta si i jeni përgjigjur juve në lidhje me xhirimet dhe logjistikën, sa kohë ju desh nga fillesa deri në përfundim,… për këtë kam kurreshtje?
Jamie Donoughue: Vërtetësisht unë do të doja që të bëja një film për vehte, isha shumë i vetëdijshëm, që do të bëja një film ndërkombëtar, ta kishte fillesën nga kultura dhe historia e një vendi dhe filmi të shtjellohej për t’u kuptuar nga një shikues ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohë, shikuesi të ishte i vetëdijshëm dhe dashamirës, kjo ishte pjesa më e madhe e planit tim. Të isha i gatshëm për të kuptuar kulturën edhe historinë e asaj që ishte edhe më shumë në film. Për shembull, kali që ishte i vizatuar në mur ose zërat e përdorur, kishin më shumë ngarkesë figurative se sa veprimi i njerzve. Filmin e mbajta në duar gati katër vjet ana kërkimore si dhe ai mori më shumë kohë për të mbledhur fonde. Unë nuk mund t’i siguroja dot fondet nga Anglia sepse më dukej se ata do të më tregonin se ishte e vështirë të xhiroja në Kosovë,… u përpoqëm shumë për këtë. Ishim me fat sepse nga këshillimi për fondet na u dha aq para të cilat u shpenzuan vetëm për nëntë muajt e parë të prodhimit të filmit, dhe vetë filmi u xhirua vetëm brenda pesë ditëve.
Eliza Dushku:– E pabesushme?! Shumë urime dhe ju faleminderit.
Jamie Donoughue: Ju faleminderit shumë!
Eshref Dyrmishi:– Faleminderit, edhe ne e çmojmë vlerësimin tuaj.
Konstantina Lukes: Faliminderit që ishit me ne sonte dhe e çmojmë kohën tuaj për këtë bashkëbisedim të drejtpërdrejtë (“live chat”),… ne dhe këta shikues këtu ju urojmë fat në Oskar…
Deni: -Edhe tani Conie do të japë një vlerësim përmbyllës…
Konstantina Lukes: Dua të them, që jam shumë e prekur nga fakti që dy të rinj e organizuan këtë veprimtari, kryesisht vetë, por sigurisht edhe me ndihmën tonë. Kur ata e bënë këtë, pra njëri në vitin e parë të gjimnazit në “South High” (Deni), dhe tjetra (Iva) në vitin e parë të shkollës së lartë këtu në Clarkishte jo vetëm shfaqja e filmit, por edhe më shumë bindja e shumë njerzve që ti ndhimonin, sikurse unë si dhe disa anëtarë të bashkësisë shqiptare… ne mundësuam të ftonim edhe një yll këtu sonte.(duke ju drejtuar Eliza Dushkut). Ju lutem qendroni pak lartë që t’ju shohin që të gjithë!?…..Ne jemi duke u përpjekur për të organizuar një festë tek Kisha (Kisha Orthodokse Shqiptare “Fjetja e Shën Mërisë”). Do të ishte pjesë e nderimit të kishim lidhjet me adresat e e-mailit, apo numrin e telefonit sepse ky nuk është fundi i asaj që po ndodh. Ne do të festojmë, fitojmë apo do humbasim (?!),sepse ky ishte një film shumë i bukur, prekës edhe na kujton ne gjërat keqija që po ndodhin në këtë botë,… filmi duhet që të shihet, të dali mesazhi i tij. Njerzit jetojnë mes plot rreziqeve, por artistët janë pjesëmarrës në jetë dhe ata arrinë që ta japin e fort mesazhin e tyre. Kjo është menyra e vetme që ne mund t’i zgjidhim këto probleme që sot ndeshim. Këto probleme do zgjidhen nga të rinjtë edhe unë besoj se do të shoh gjithë gjërat e mira që do të bëhen prej tyre në të arrdhmen. Ju familinderit që morët pjesë në këtë bisedë sonte.
Më lejoni që të pyes auditorin, se çfarë do të thotë fjala; “Shok” ?
Auditori dhe lidhja Skype (një zëri):- “Shok” do të thotë “Friends”…(duartrokitje).
Eshref Dyrmishi:- Shokë faleminderit !
Jamie Donoughue: Shokë jemi që të gjithë!
Mes urimeve dhe duartokitjeve u shkëputën disa përshtypje rreth filmit dhe organizimit të takimit
Feston Idrizi (student nga Kosova): Një film i bërë si duhet dhe besoj se të tillë filma duhen realizuar më shpesh, rreth asaj kohe në Kosovë me histori lufte dhe dëshmi që ti përcjellim lehtësisht, të kuptohen dhe të lihen pas ( si diçka e keqe).
Gent Muçolli (studentnga Kosova WPI): Filmi fantastik ka qenë. Më ka pëlqyer shumë dhe ka treguar një histori që shumë kosovarë e kanë përjetuar. Më ka pelqyer shumë edhe organizimi që të rinjtë shiptar kanë bërë këtu në Universitetin Clark. Ndjehem krenar që jam shqiptar ma spari dhe që bajmë ksi gjanash me vlerë për Shqipërinë.
Ani Gjika: U dashurova vërtetë me filmin bile që nga titulli “Shok”,nga mënyra se si paraqitet shoqeria e dy djemve. Diçka shumë shqiptare për mua. Mënyra se si ata ishin rritur dhe lidhjet aq të forta e që jetojnë shumë gjatë. Këtu mu kujtuan ekranizimet e fundit si “Besa” dhe “E dashur Shqipëri” nga Eliza Dushku .
Jennifer Gjylameti (aktore dhe producente) , Ishte shumë i gjallë dhe më shkuan lotët. Më pëlqeu si ishte i ndërtuar dhe rrëfimi i miqësisë së dy djemve. Kishte shumë tension mes tyre dhe familjeve për ato çka hoqën gjatë spastrimit etnik, luftës dhe tensionit shkak politikës apo të besimit fetar.
Alex Stafani (nxënës): Unë e pëlqeva shumë, por m’u duk ca i zymtë, sidomos pjesa kur njerëz të armatosur hynë me forcë në shtëpi,… mënyra se si i përzunë dhe më pas fundi….
Eliza Dushku (aktore): Unë jam Eliza Dushku, një shqiptare-amerikane nga Bostoni, u ndodha në Uster për shfaqjen e filmit “Shok”. Një film i fuqishëm. Jam me shumë mbresa prej shqiptarëve dhe shpërtheva,… gjithashtu jam shumë e gëzuar që realizuesi edhe pse nuk është shqiptar i ka kushtuar kohë dhe ka përdorur përvojën e tij për ngjarjet që ia kanë rrëfyer atje.
Edhe unë vetë të tilla mbresa kam përcjellë kur isha në Shqipëri dhe Kosovë. Këto janë histori të fuqishme që duhen treguar. Jam me shumë mbresa se çfarë pune kanë bërë ata të gjithë.
AM (pyetje):- Po për Denin dhe Ivën çmund të shtonit?
Eliza Dushku (aktore):, (duke ju drejtuar Denit dhe Ivës shton): -Sigurisht,… si femër dhe me tre vëllezër më të rritur, është e pabesueshme kur shoh se ju të dy keni punuar kaq mirë bashkë. Nga lidhjet vëlla e motër siç i kam kaluar dhe vetë, gjen gjëra se zor t’i sjell ndonjë lidhje tjetër. Jam e sigurt se shumë dashuri ka pasur në këtë mes, “mbase edhe kundërshtime” ndonjëherë, por unë jam krenare për ju, krenare që ju njoha dhe se si ju flisni për shqipërinë. Ju faleminderit.
Deni: Ishte kënaqësia e jonë.
Nils Martinsen (student): Si dikush që jam lindur e rritu këtu në Shtetet e Bashkuara unë nuk dija shumë rreth kësaj. E ndjeva vërtetë filmin, e pelqeva më goditi dhe pelqeva se si ishte bërë pa urrejtjen dhe hakmarrjen, ishte bërë veç për të treguar të vërtetën.
Mexhite (Marge) Beqiri: Jam kaq e emocionuar për atë çka pashë… është e pabesueshme se çfarë bëjnë vetëm 21 minuta… 21 minuta që japin një paraqitje të gjerë, një histori kaq të madhe e rrëfim. Jam e gëzuar që ti Deni e bëre të mundur për ne që ta shikonim më së pari dhe se çfarë kënaqësie që të takoheshim dhe të bisedonim edhe me realizuesit.
Erin Karagjozi (Albanian Meet-up):- Vura re se shumë njerëz kishin ardhur nga anë të ndryshme të Masaçusetsit dhe se e pëlqyen shumë. Shpresoj se veprimtari të tilla juve do të bëni prap heë tjetër.
Beba and Chris Adams : Ishte një mbyllje goditëse, por i mirë realizuar… Po, po i tillë ishte dhe se provonte atë që një mesazh i fuqishëm ndoshta nuk ka nevojë për t’u treguar në dy orë. Ishte një film i shkurtër dhe që përcillej shpejtë dhe të bënte të jetoje apo të ndjeje dhimbjen e popullsisë së Kosovës, na bëri të kuptojmë atë që tha dhe Connie ( Konstantina Lukes) se gjëra të tilla po ndodhin nëpër botë dhe ne duhet të kemi kujdes. Ju faleminderit Deni.
Iva dhe Deni Hoxha (studentë, organizuesit e veprimtarisë): – ne jemi mjaft të gëzuar që mundësuam këtë veprimtari për bashkësinë dhe tepër e ndjerë që ngjarjet e jetuara duhet të tregohen. Është një film që hedh dritë dhe i fuqishëm dhe jemi po aq të gëzuar që ky film shkon në Oskar.
Falenderoj pjesëmarrësit dhe është filmi i parë shqiptar që shkon në Oskar dhe ishte një nder i madh që të bënim këtë veprimtari që njerzve këtu t’i jepej një mundësi për ta shikuar… Do të kemi ndoshta të shtunën e ardhshme edhe një shikim në mjediset e Kishës Shqiptare.
AM– Ju faleminderit.
Komentet