Të kam puthur në buzë. Të forta,
të kuqe. Një puthje kaq e shkurtër
zgjatur më se një vetëtimë,
më se një mrekulli, edhe më shumë.
Koha
pasi të kisha puthur
nuk vlente asgjë
tashmë, asgjë s’ia kishte
vlejtur më parë.
Në puthjen qe fillimi yt dhe fundi yt.
Sot jam duke puthur një puthje;
jam i vetem me buzët e mia.
E vë
jo në gojë, jo, jo më
-ku ka ikur?-
E vë
në puthjen që mbrëmë ta kam dhënë,
në gojët e bashkuara
nga puthja që e kanë puthur.
Dhe zgjat kjo puthje
më shumë se heshtja, se drita.
Sepse unë nuk puth tashi
as tulin as gojën,
që ikën, që më përvidhet.
Jo.
Jam duke të të puthur më larg.
Komentet