Prishtinë – Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës e ndërprerë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës, do të vazhdojë sonte në ora 20, ka konfirmuar kabineti i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli. Po ashtu, bëhet e ditur se ka mundësi që seanca të mos vazhdojë në sallën plenare por në ndonjërën nga sallat tjera të Kuvendit të Kosovës, raporton Anadolu Agency
Kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Thaçi ende janë duke mbajtur mbledhjet me grupet e tyre parlamentare, LDK, përkatësisht, PDK, pas ndërprerjes së seancës e cila filloi rreth orës 16:45.
Përndryshe, seanca e sotme filloi me vonesë për arsye se opozita rreth orës 15 kishte hedhur gaz lotsjellës edhe para zyrës së kabinetit të kryeparlamentarit Veseli.
Ndërkohë, para Kuvendit janë tubuar protestuesit, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje por edhe përkrahës të dy partive tjera opozitare, AAK dhe Nisma, duke kundërshtuar dhe brohoritur parulla “Stop Zajednicës” dhe “Zajednica nuk kalon”, si dhe duke iu referuar marrëveshjes me Serbinë në Bruksel, të cilën me 25 gusht e kishte nënshkruar kryeministri Mustafa me kryeministrin e Serbisë Vuçiq, në bazë të cilës parashihet themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Bllokimi i punës së Kuvendit të Kosovës po vazhdon tash e një muaj dhe është kjo hera e tretë që ndërprerja po shkaktohet për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.
Herën e parë ishte Albin Kurti i Vetëvendosjes, ai i cili hodhi gazin lotsjellës ndërsa, herën e dytë e hodhën Donika Kadaj-Bujupi nga AAK dhe Faton Topalli nga VV.
Opozita po e bllokon punën e Kuvendit duke kërkuar që kryeministri Mustava të tërheq nënshkrimet nga Marrëveshjet me Serbinë për krijmin e Aosiciaionit të Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi.
Aktualisht, para Kuvendit të Kosovës janë tubuar rreth 200 protestues, përkrahës të partive opozitare kurse njësitet e shtuara të Policis speciale të Kosovës, janë duke e siguruar objektin, raporton Anadolu Agency
Komentet