Çmimet vjetore për letërsine në Shqipëri jepen me atë (mëndje)lehtësinë e papërballueshme të patronazhistëve politikë që s’njohin kufi etik, lere më cak estetik. Autorë nga më të shquarit injorohen, jo rastësisht, si pjesë e një strategjie të mirëmenduar për izolim të inteligjencës krijuese dhe nëpërkëmbje të saj.
Gati 60 vjet më parë, Mao Ce Dun, vuri në shenjestër të revolucionit të tij kulturor hierarkinë e vlerave, ndërsente trushplarët për të përshpejtuar shplarjen absolute të trurit në masën e tij humane qindra milionëshe. Politikat kulturore të Shqipërisë së sotme mbeten, paradoksalisht, zgjatim i po asaj tendence, kanë adaptuar qasjen cinike të relativizimit të vlerave, ç’ka në thelb mbetet formë e maoizmit.
Injorimi që juria e sivjetshme e Ministrisë së (anti) Kulturës ju bëri dy botimeve të rendësishme, romanit të Rudolf Markut dhe përmbledhjes së poezisë së zgjedhur të Niko Kacalidhës, mbetet shokues por jo i papritur. Juria e këtij viti drejtohej nga M. Kraja i njohur për dy fakte te cilat flasim qarte për kufizimin dhe intolerancën kulturore të ketij tipi: reporter zyrtar i gazetës së Ushtrisë Jugosllave në vitet ‘80të, dhe kundërshtar i ashpër i ndërtimit té katedrales Katolike në Prishtinë në vitin 2000.
Në vijim, parathënia ime për përmbledhjen poetike të Niko Kacalidhës, jo si vazhdim i argumentit te mësiperm por si ftesë leximi.
HERALDIKËT E BORËS SI SUBLIMIM DILEMASH
Permbledhja, Heraldikët e Bores, perveç poezise se zgjedhur, perfshin dhe nje pjese te poezive ende te pabotuara te Niko Kacalidhes–nje ze letrar i rendesishem me kontribut te shquar ne dy letersi.
Prej pese dekadash, Niko Kacalidha, i krijon efektet dhe kuptimet e tij poetike permes explorimit te kapaciteteve shprehes të dy gjuheve; shqipes dhe greqishtes, duke lene pas një treme lehtesisht te dallueshme ne ate qe historikisht konsiderohet njera nga orvatjet estetike me te veshtira—perceptimin e botes dhe meditimin mbi të, permes imazhesh lirike.
Heraldikët e Bores, kompozohet sipas kriterit kronologjik, prej debutimit te pare tek lirikat e pabotuara, duke ja sjelle lexuesit integritetin e personalitetit poetik te autorit ne menyre integrale.
Si poet dygjuhesh, Kacalidha jeton ne mardhenie me dy kultura, sa te aferta per nga psikologjia, po aq te ndryshme per nga relievet e tyre historike. Ndryshe nga sa thone egzaltuesit e pop-kritikes se ceket, shpesh me klishe te tipit “poeti dygjuhesh eshte ure komunikimi midis dy kulturash…etj. etj” nje fat apo zgjidhje e tille, po aq sa avantazh mund te konsiderohet bare e veshtire dhe rrethane komplekse me ndikim ne formë dhe permbajtje, ngaqe gjuhet jane sisteme josimetrike kurse kulturat –ne rafsh sinkronik– perftesa prej kontekstesh politike te ndryshme.
Diakronia e shkrimit Shqip, i cili nisi vetem pese shekuj me pare me tekste liturgjike, pavarsisht Kanonit te tij plot perndritje te befasishme, per nga evoluimi dhe larmia e koleksionit bie ne kontrast me traditen e shkrimit Greqisht ku poezia lirike kultivohet prej më shume se 25 shekujsh pa nderprerje, duke numeruar nje sere tekstesh themelore—fundamental texts—jo vetem te Kanonit Perendimor, por te krejt kultures njerezore ne përgjithesi.
Paragrafi i mesiperm, me shume se sa konstatim, sherben si paranteze per te thene se dilemat e nje poeti bilingual, i cili shkruan paralelisht ne dy gjuhe dhe konfrontohet me dy tradita, e komplikojne kerkimin e koordinatave te tij estetike. “Poeti i vertete hyn ne nje mardhenie xhentelmeni me traditën letrare të gjuhes (apo gjuheve) ne te cilen shkruan” nenvizonte dikur Auden, por perfytyroni dilemat, medyshjet dhe ankthet e nje ndermarje te tille ne nje gjuhe si greqishtja kur vete Nobelisti Odisea Elitis, ne leksionin e tij perpara Akademise Suedeze, pranonte se “te shkruash poezi lirike me po ato fjale qe perdornin Safo dhe Pindari eshte sfide nder me te veshtirat.”
Duke mbajtur ne duar Haraldikët e Bores, konstatohet lehtesisht se Kacalidha ka nje trajektore te qarte suksesi dhe se ai hyn nder poetet moderne me kompleks ne te dyja kulturat, perveç te tjerash edhe nga hapja dhe ekspozimi i tij ndaj dy traditash te ndryshme letrare. Me idiomen e vet shqipe, ai here reflekton sensibilitetin gjuhesor te Lazgush Poradecit dhe here egzigjencen spontane–të pakerkuar por te perkore–te Fatos Arapit, veçanrisht ne liriken e shkurter. Ai ja del ta pasuroje ndjeshem telajon e vizioneve te veta duke prure me finese ate fuzionin fluid te endres me realitetin aq te hasur ne surealizmin sui generis te poezise se madhe greke te shekullit te njezete, te pranishem veçanrisht tek Elitis, ne pershkrimet enumerative te drites dhe efekteve te saj.
Nje tendence e tille verehet mprehtesisht nga Ismail Kadare i cili shprehet se Niko Kacalidha shkruan “nje poezi metaforike surealiste brilante, perqasur here me zymtesine e Seferis, here me dritesine e Elitisit…dhe here me detaje shqiptare te gurit, te malit, te drites dhe te detit, te pranishme keto ne pjesen me te rendesishme te krijimtarise se tij, gje qe e ben poezine e tij ballkanike, me ngjyra mesdhetare, pranuar edhe nga lexuesit e kualifikuar europiane.” Suksesin e autorit per te qene nje individualitet i dallueshem poetik e mendje moderne me emancipim multikulturor, e ve ne pah edhe Dritero Agolli i cili shprehet, “Niko Kacalidha eshte jo vetem poeti me i plote i minoritetit grek, por edhe nje nder poetet e shquar ne Shqiperi. Ai nuk eshte poet vetem i Shqiperise apo i Greqise, eshte nje poet ballkanas dhe me gjere nje poet europian, nje poet modern me kuptimin e gjere te kesaj fjale.”
Koncepti Letersi e Minoritetit Grek eshte koncept politik dhe kulturor. Ai dallon shkrimtaret me origjine etnike Greke brenda kufijve politike te shtetit Shqiptar, por ne studimet e pakta letrare per te, ky koncept perdoret rendom vetem si emertese grupi pa e perfillur shume dramen identitare te atyre krijuesve, tensionin e te jetuarit ne nje bote me dy gravitete—gjendjen kulturalisht ne nje tug of war,— ku mundesia e shprehjes kalonte, dhe ende kalon, ne zgrip rreziqesh te ndryshme; dje me marjen si të pandehur, sot me prirjen per etiketime jo thjesht pezhorative.
Minoriteti etnik grek ne Shqiperine e djeshme—vend kampion i shtypjes politike—ka qene per pasoje minoriteti me i shtypur i Europes. Si pjestar i ketij komuniteti, Niko Kacalidha, mbetet një ze i shquar që e siluetoi shdervjelltas profilin e tij prej liriku impresiv qysh me poezitë e tij të para, duke refuzuar estetikisht te folmen e drunjte te sloganeve. Ai i kerkoi epifanite e befta poetike duke manifestuar një ndjeshmëri gjuhësore të admirueshme e cila e bën ate stilist virtuoz në të dy gjuhët. Në psikiken e tij poetike rendon substanca e vuajtjeve tragjike të minoritetit etnik grek në Shqipëri. Të gjitha këto janë konservuar në koshiencen e tij ndaj poezia e Kacalidhes vjen me një frymë te duksheme elegjake. Shpeshherë atmosfera e lirikave te tij është atmosferë varrezash, kishash të vjetra, shtepish ne bokerima, grash qe bartin bucela uji mbi shpine dhe njerëzish që mundohen të negocjojnë dhimbjen e tyre. Nder lirikat e ketij lloji vlen te veçohet, Krishti u kryqëzua në Leshnicë ngaqe eshtë e vështirë të imagjinosh një antologji të poezisë lirike në gjuhën shqipe pa te.
Perceptimi figurativ precepiton thelle ne qenien e tij per te vetuar pastaj ne vargje te jashtzakonshme, shpesh epigramatike te cilet, jo rralle, prezantojne nje un lirik i cili rezaton ate lbyrjen e perzishme te lirikes klasike elegjiake greke. Per t’ja kuptuar me lehtesisht dramen unit lirik te Kacalidhas konsideroni vargun e meposhtem, jo vetem ate qe shpreh por edhe ate çfare le pa thene.
“Une jam pus i thelle si syri i Ciklopit.”
Evokimin i detajeve nga e perditshmja ndjek tek Kacalidha nje qasjeje te ndergjegjshme estetike e cila te ndermend poezite e shkurtra te Ricosit ku pershkrimin transparent—lucid—e gati me ton reporteri, bashkjeton me mistifikimin, kompleksitetin kuptimor e madje tmerin. E kesaj natyre eshte poezia, Vaj per Djaloshin e Vrare, . vargjet e se ciles te bejne te besosh se shkrimi i poezise, mbetet para se gjithash ushtrim i empathise, menyre per ta menduar veten ne lekuren e tjetrit, veçanrisht kur tjetrin e viktimizojne,
“Pashë një djalosh të vrarë që e zvarrisnin
Anedetit, ne mes te dites, rrugeve e te qytetit
Per te matur durimin, dhe me krisi zemra,
E nga rezonanca e zemres sime krisi guri…
…krisën krahërorët e zogjve baladeskë.”
Per te arritur nje kompleksitet kuptimor maksimal, lirika e Niko Kacalidhas adapton shpeshhere edhe tekniken alegorike duke shmangur me elegance retoriken patetike veçanrisht ne tema qendrore si degradimi i njeriut ne mungese te lirise, apo dilemat e egzistences ne kushtet e pashpresa te mizerjes njerezore.
“Peshqit në akuarium mendojnë se s’ka për ta
tufan.
Vetëm, sa herë, ndërrrohet uji, me sy lëmoshë
kërkojnë në xham.”
Blatimet e Bores, si çdo permbledhje poetike serioze, mbetet ne esence nje synim estetik drejt sublimes, negociuar prej nje heroi lirik qe e gjen daljen nga qerthulli i dilemave permes zgjerimit te hapsires se ndjeshmerive. Sublimimi ne poetiken e Niko Kacalidhas—ngjashëm me keshillen e filozofit grek te shekullit te 3te, Cassius Longinus—shfaqet si strategji e purifikimit shpirteror permes fineses se ndjesive. Leximi i Blatimeve te Bores, si gjithe poezia e emancipuar, kerkon dhe pritet te gjeje, perkushtimin e nje audience ne lartesine e synimit te autorit.