Vihen nën hetim ish kryeminsitri italian Gisueppe Conte, ish-ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza e 17 persona të tjerë. 520 familjarë të viktimave nga Covid 19 kanë hedhur në gjyq qeverinë e atëherëshme italiane për mungesën e një plani pandemik kombëtarë e vonesat në përballimin e një emergjence të tillë me pasojë humbjen e familjarëve të tyre. Mbi 2000 faqe dosje hetimore kanë përmbledhur akt akuzën me protokollimin e 19 personave në regjistrin e personave nën hetim
Tre vite nga emergjenca pandemike Covid 19, Prokuroria e Bergamos ka mbyllur hetimet mbi këtë dramë kombëtare duke vënë nën hetim 19 persona mes të cilëve ish Kryeministri italian Giuseppe Conte, ish ministri i shëndetësisë Roberto Speranza, Guvernatori i Lombardisë Atilio Fontana, Kreu i Këshillit Superior të Shëndetësisë Franco Locatelli, Kreu i Institutit Superior të Shëndetit Silvio Brusaferro e të tjerë.
Akuza ndaj tyre është epidemi e qëllimshme me rëndesën e vdekjes së shumëfishtë e refuzim i akteve zyrtare.
Sipas Prokurorit të cështjes Antonio Chiappani “hetimet kanë qënë komplekse e voluminoze bazuar në materiale informatike e dokumentacione, dhe mbi mijëra e mijëra emaile, shkëmbime chat-e nisur nga 5 janari 2020 kur Organizata Botërore e Shëndetit lëshoi alarmin globaln e pesë ditë më vonë me publikimin e një linjë guide normash për sjellje e menaxhimin e kësah situate nga ana e operatorëve shëndetësorë.
Të 19 personat e vënë nën hetim akuzohen se nuk kanë shpallur zonë të kuqe komunën e Val Serianës ku qe dhe vatra e parë e dokumentuar e përhapjes së pandemisë në Itali.
Covid 19 po shkaktonte viktima në të gjithë territorin e Bergamos e të dhënat identifikonin një rritje të shpejtë të të infektuarve e të viktimave, por kjo situatë u nënvleftësua, e zona e kuqe e riskut të lartë të infektimit u vonua të shpallej.
Sipas akt akuzës spitali i Alzanos , një vatër infektimi e atij momenti u mbyll dhe u hap brenda pak ditësh. Nëse ky territor do të deklarohej zonë e kuqe, sipas ekspertëve të sëmundjeve epidemike, më 27 shkurt 2020 do të ishin regjistruar 4148 viktima më pak e më 3 mars 2020, 2659 viktima më pak.
Situata u bë dramatike në ditët më pas, me reparte spitalore në kolaps e mjekë të detyruar të zgjidhnin kë të fusnin në terapi intesive e kë të lënin të vdiste.
Për familjarët e viktimave që e nisën këtë rrugëtim gjyqësor për të gjetur fajtorët që shkaktuan humbjen e jetës së të dashurve të tyre “mbyllja e hetimeve është një fitore dhe pse e hidhur për ta e se nis të shkruhet historia e familjeve të tyre e të përgjegjësve që shkaktuan këto humbje. Me gjithë fshehtësinë që është mbajtur deri sot mbi këtë ngajrje sot kërkojmë të vërtetën”, shprehen ata.
Menjëherë pas këtij vendimi të Prokurorisë së Bergamos e publikmit të emrave të 19 personave të vënë nën hetim, ish Kryeministri Gisueppe Conte e lideri aktual i 5 Yjeve ka deklaruar se “është në dispozicion të plotë të drejtësië për të bashkëpunuar e se ka vepruar me impenjim maksimal e sens përgjegjësie ndaj vendit e qytetarëve në një nga momentet më të vështira të historisë së Republikës Italiane.”
Po ashtu dhe ish ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza është shprehur se ka punuar me disiplinë e nder në interesin eskluziv të vendit.”