VOAL – Legjenda e Hollywood-it Morgan Freeman është në zi pas vdekjes të së mbesës të dielën që shkoi në Nju Jork. Sipas burimeve të para, ajo u vra nga ish-i dashuri i saj.
Gruaja e re kishte ecur në gjurmët e gjyshit të tij, dhe kishte xhiruar shumë filma.
E’Dena Hines, mbesa e aktorit të famshëm Morgan Freeman, u godit me thikë për vdekje të dielën që shkoi më 16 gusht, sipas Daily Mail. Aktori i famshëm në mbrëmjen e të djelës ka lëshuar këtë deklaratë: “Ylli i saj do të vazhdojë të ndrijë në zemrat tona, në mendimet dhe lutjet tona, ndërsa ajo të pushojë në paqe, ” ka shkruar Morgan.
Viktimë e një ekzorcizmi?
Sipas burimeve të para, 33 vjeçarja E’Dena Hines kishte marrë 16 plagë me thikë në gjoks. Ish-i dashuri i saj, reperi Lamar Davenport është autori i këtij akti barbar. Sipas tabloidit New York Post, ai ka ekzorcizuar, ka dashur ta largojë qoftëlargun nga vajza në një akt çmendurie. Ai u arrestua ndërsa qëndronte pranë trupit te vajzës, me thikë në dorë, duke brohoritur lutjet ekzorciste “! Jezu Krishti ka lindur”, “Qoftëlarg, dil prej këtij trupi. Unë të vrava në emër të Jezu Krishtit “.
Tridhjetë vjeçari u dërgua në spital për t’iu nënshtruar testeve psikiatrike. Mesa duket ishte nën efektin e kokainës./EB


Komentet