Ka mbërritur në Shqipëri trupi i pajetë i 22-vjeçarit Gjergj Gjoni, i cili u vra në Itali nga një pensionist.
Ditën e shtunë do të organizohet ceremonia mortore në fshatin e tij të lindjes, në Gojan të Pukës.
Gjoni u vra nga pensionisti Francesco Sicignano, i cili deklaroi se e vrau për vetëmbrojtje, pasi shqiptari i kishte hyrë në shtëpi për ta vjedhur.
Por hetimet zbuluan se i riu shqiptar ishte qëlluar me armë kur ishte në shkallët e jashtme, që do të thotë se nuk përbënte rrezik për të moshuarin italian.
Prokuroria ka marrë si të pandehur pensionistin italian. Vrasja e Gjonit bëri shumë bujë në Itali, aq sa shkaktoi reagime edhe nga kryeministri Renzi, i cili tha se “nuk mund të bëjmë hero një pensionist për krimin që kishte kryer”.
Komentet