Është mbyllur pa goleadë me rezultatin 0-1 përballja Irlandë e Veriut-Gjermani. Krenaria gjermane për t’u rikthyer ajo skuadër që u shpall Kampione Bote është shumë e madhe ashtu si dhe rastet që kishin për shënim. Fati dhe shtyllat nuk ishin me djemtë e trajnerit Löw pasi spektakolarë ishin padyshim. Një gol i Mario Gomez është shumë pak për atë që skuadra dha në fushë gjatë 45 minutave të para. Sot më shumë se kurrë shqiptarët janë tifozë me Gjermaninë, kjo për t’i dhënë Kombëtares shqiptare një mundësi më shumë për të kaluar në fazën e 1/8.
Minuta e 81- Gjermania ul ritmin duke administruar rezultatin por edhe në ato pak finalizime që bëjnë, si në minutën e 81-të me Gomez ndalen nga portieri irlandez
Minuta e 52- Një minutë më pas Goce shfaqet sërish, i vetëm përballë portierit por gjuan jashtë.
Minuta e 51- E njëjta histori përsëritet edhe me fillimin e pjesës së dytë. Gotze fillimisht vertikalizohet saktë, gjuan por ndalet mrekullisht nga portieri i Irlandës.
Minuta e 40- Rastet për shënim nuk kanë fund, Gjermania prodhon aq shumë në 45 minuta lojë sa të paktën duhet të kishte 4 gola, aq sa do i duheshin edhe Shqipërisë për të lënë pas një tjetër kandidat.
Minuta e 34- Në minutën e 34-të, Ozil ideon një tjetër aksion fantastik, pason për Gecën më ketë të fundit që kthen në qendër për Myler. Tomas kthen godet menjëherë por topi stampohet në traversë.
Minuta e 29- Më në fund gjermania arrin të dërgojë topin në rrjetë, duhej që Myler të shërbente që pancerat të shënonin. Gomez rikthehet tek goli dhe të gjithë janë në festë, rrjeta për ta nuk është më një mallkim.
Minuta e 26- Ritmi i gjermanëve është i shfrenuar, sulmojnë në të gjithë drejtimet dhe me çdo formë por ai që finalizon është i njëjti, Tomas Myler, këtë herë në plazhon ndalet vetëm nga shtylla pingule
Minuta e 22- Është e pabesueshme sa shumë po shpërdoron Tomas Myler në këto minuta të para. Po shërbehet nga të gjithë por bavarezi ka problem për të gjetur rrugën e rrjetës, Në minutën e 22-të është Gomesh që i dhuron asisin e radhës.
Minuta e 10- Këtë herë Ozil nuk shërben por provon të godasë vetë kuadratin, provon pasi fantasti gjerman del huq duke sfumuar një tjetër mundësi të pastër për shënim
Minuta e 7- Ozil dhuron njw asis për Tomas Myler. Sulmuesi bavarez nuk arrin të kalojë portierin Irlandez, një konfirmim i qartë se në ketë evropian nuk është aspak në lartësinë e emrit të tij.
Formacionet
Irlanda e Veriut: McGovern; Hughes, Cathcart, McAuley, J.Evans; C. Evans, Davis, Norwood; Ward, Dallas, Washington.
Gjermania: Neuer; Kimmich, Boateng, Hummels, Hector; Khedira, Kroos; Müller, Ozil, Gotze; Gomez.
Komentet