Në Prishtinë po mbahet një marsh protestues paqësor për lirimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Qytetarë të shumë i janë përgjigjur ftesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Haradinaj.
Ardian Gjini, anëtar i kryesisë së AAK-së, ka thënë se arrestimi i Haradinajt nga autoritetet franceze me një fletë-arrest nga Serbia, është poshtërim për Kosovën.
“Nuk është drejtësi me mbajt një njeri që ka vendosur gurin e themelit të lirisë këtu. Edhe Franca edhe Sllovenia dhe Amerika edhe e gjithë bota e lirë i ruajnë gurët e themeleve të pavarësisë dhe të lirisë së vet, edhe ne duhet të ruajmë gurtë e lirisë e pavarësisë dhe themelet e shtetit tonë”, ka thënë Gjini.
Ramush Haradinaj është ndaluar nga policia franceze në Basel, të mërkurën, mbi bazën e një fletë-arresti të Serbisë, ku pretendohen dyshimet për krime lufte në Kosovë.
Haradinaj është paraqitur para gjykatës, por deri në vendimin tjetër, gjykata është shtrënguar të pres kërkesat shtesë që i ka paralajmëruar se do t’i deponojë Prokuroria e Serbisë për krime lufte.
Komentet