Voal – Në seancën e djeshme parlamentare, mazhoranca është gjendur në krizë numrash. Në rend të ditës ishte votimi i vendosjes së moratoriumit që ndalon gjuetinë edhe për 5 vjet dhe shtyrjen me një vit e gjysmë marrjen e titujve të pronësisë për tokat e ish-ndërmarrjeve bujqësore. Këto projektligje u kritikuan në Parlament dhe në fund nuk u arrit kuorumi. Brenda 3 javësh, mazhoranca ka shtyrë për të dytën herë votimin e ligjeve në seancë plenare për shkak të mungesës së kuorumit.
Javën e kaluar numrat e mazhorancës ranë në pikiatë, duke miratuar disa projektligje me vetëm 72 vota, ndërkohë që dje as minimumi i numrave nuk u gjetën në Kuvend në momentin e votimit. Gjatë javëve të fundit janë evidentuar disa përplasje mes dy aleatëve, PS dhe LSI. Përplasjet kanë qenë edhe në nivel ministrash.
Kujtojmë përplasjen mes ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për besimin dhe punën që bën policia. Një tjetër përplasje është shënuar edhe mes ministrit sërish të Drejtësisë, Ylli Manjani dhe ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri, për koncesionin e ndriçuesve publik. Skandali i përgjimeve shënoi një tjetër përplasje mes dy partive aleate.cn
Komentet