Boksieri amerikan, Floyd Mayweather ka arritur të shënojë fitoren e 49-të në karrierën e tij, duke mposhtur Andre Berton në MGM Grand.
Ai fitoi me një diferencë të lartë të pikëve nga Berto, transmeton Koha.net. Mayweather mbrojti titullin në WBC dhe WBA në peshë të lehtë, raporton BBC.
Pas përfundimit të meçit ai konfirmoi se kjo ishte ndeshja e tij e fundit në boksin profesionist.
38 vjeçari, e ka barazuar rekordin e Rocky Marcianos me 49 fitore dhe asnjë humbje në karrierë.
“Karriera ime ka mbaruar, kjo është zyrtare. Duhet të dini se kur duhet t’i varni dorezat. Jam afër 40 vjeç, asgjë nuk më ka mbetur që të vërtetoj në boks. Tani dua të kalojë kohën me familjen time”, është shprehur Mayëeather pas takimit.
Komentet