Boksieri amerikan Floyd Mayweather ka pranuar këtë javë se mund të anullojë tërheqjen e tij nga sporti i luajtur nëse i ofrojnë 100 milionë dollarë për t’u përballur me yllin e Arteve Marciale Mikse (MMA), irlandezin Conor McGregor.
“E vetmja gjë që do të më interesonte do të ishte të përballem me Conor McGregor,” tha Mayweather i ftuar në eemisionin First Take të ESPN.
Ish-boksieri që rregjistron 49 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij, zbuloi disa detaje që do ta bënin sfidën të mundshme, dhe i kërkoi irlandezit që t’i linte talljet nëpër rrjete sociale dh eta bënte sfidën realitet në vitin 2017.
“Jam njeri biznesi dhe ndeshem vetëm nëse paguhem 100 mln dollarë,Nuk e di sa para ka bërë në të kaluarën McGregor, por jam i sigurtë që nuk ka arritur në 10 mln dollarë në një ndeshje MMA. Ne do t’i japim 15 mln” tha Floyd.

Komentet