May gjithashtu beson se Britania e Madhe mund të zhvillojë një marrëveshje të re tregtare me SHBA-të
LONDËR – Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May, tha se është e bindur se Donald Trump, presidenti i ri i SHBA-ve, e kupton vlerën strategjike të NATO-s.
May në një deklartë për Financial Times tha se Trump “njeh rëndësinë dhe domethënien e NATO-s”.
Presidenti i ri i SHBA-ve ka alarmuar aleatët evropianë, duke sugjeruar se forca e NATO-s ndoshta është vjetëruar. Ai tha se anëtarët e Aleancës duhet të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre, dhe të mos mbështeten aq shumë në kontributin ushtarak të SHBA-ve.
May gjithashtu beson se Britania e Madhe mund të zhvillojë një marrëveshje të re tregtare me SHBA-të. Ajo shtoi më tej se pret të takohet së shpejti me Trump-in në Washington.
Komentet