Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka emëruar Boris Johnsonin si sekretar të jashtëm në qeverinë e saj.
Johnson, ish-kryetar i Londrës, ka udhëhequr fushatën për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, që tashmë njihet me termin Brexit.
Philip Hammond, i cili deri më tash ka qenë sekretar për punë të jashtme, është bërë kancelar.
Ish-sekretarja e energjisë, Amber Rudd, ka marrë postin e sekretares së brendshme, ndërsa euroskeptiku David Davis është bërë sekretar i Brexit-it.
Michael Fallon vazhdon si sekretar i mbrojtjes.
May do të vazhdojë sot të plotësojë kabinetin me sekretarët e shtetit për shëndetësi dhe arsim.
May është zotuar se do të udhëheqë një qeveri që punon për të gjithë dhe “jo vetëm për disa të privilegjuar”.
Komentet