Theresa May ka thënë se është e nderuar që është zgjedhur udhëheqëse e re e Partisë Konservatore të Britanisë dhe rrjedhimisht kryeministre e këtij vendi.
Duke folur jashtë Parlamentit britanik, May është zotuar se do të ndërtojë një Britani më të mirë dhe se do të nxjerrë suksese prej daljes së saj nga Bashkimi Evropian.
Kryeministri i deritashëm, David Cameron, ka thënë se do t’i dorëzojë dorëheqjen Mbretëreshës të mërkurën.
Cameron, kryeministër qysh në vitin 2010, ka vendosur të tërhiqet pasi Britania, në referendumin e 23 qershorit, ka vendosur të braktisë Bashkimin Evropian.
Cameron e ka vlerësuar si “të fuqishme” dhe “kompetente” zonjën May dhe ka thënë se ajo ka kapacitete për të udhëhequr Britaninë në vitet e ardhshme.
May deri më tash ka shërbyer si sekretare për punë të brendshme.
Rivalja e vetme e zonjës May, Andrea Leadsom, është tërhequr të hënën nga gara.
Komentet