I nderuar Gjishi Xhoxhi.
Më lejoni t’u drejtohem kështu, sepse unë që po ju shkruaj jam në moshë të nipit tuaj. Jam një banor i Kamzës të cilit nipi juaj i ka treguar racizëm.
Dua që të mblidhni nipin sepse, nuk kemi ne kusur të durojmë sjelljet e pa denja të tij. Nuk po ju kërkoj të tregoheni i ashpër sepse adoleshenca i ka këto kusure, ai mund të bjerë në depresion dhe të kërkojë të pijë 3 xanax për të vrarë vetën.
Ne e kuptojmë që ai po e kalon keq adoleshencën e tij dhe kjo duket edhe nga puçrat e pubertetit, ndaj të lutem përveçse t’i flasësh, silli dhe një krem të mirë nga jashtë.
Pastaj si mund të paragjykojë ai që ne jemi nga Kamza? Ai vet ka shitur fiq. Imagjino kur bën si gore e keqe për 3 puseta të qelbta. Ti je i sigurtë që ky nipi jot është në regull me hormone?
I ka deklaratat si ato shqeskat që bëjnë aludime se shohin ëndrra dhe pastaj të shohin në rrugë e të bëjnë namin s’të lënë gjë pa thënë.
Kapakët e pusetave nuk ja kemi marrë ne dhe nëse ai nuk ka prova për këtë gjë, nuk ka pse llap lart e poshtë si grua e ligë.
Nuk është detyra jonë të edukojmë nipin tënd, të na thotë kamzalinj. U bë ai të na thotë që ne jemi nga Kamza?
Ne si kamzalinj megjithatë kemi menduar një plan që mund t’ia qetësojë hormonet e pubertetit nipçe Lalit.
Dua që të jesh në dijeni të të gjitha këtyre, sepse nipi jot vdes për gjithë homoseksualët, nuk la gay në këmbë pa e ledhatuar, ndërsa neve nga Kamza na diskriminon.
Mos duhet t’ia vëmë në dukje se edhe në Kamzë ka gay?
Pikërisht këtë kemi menduar. Duam që ti ta thërrasësh një ditë, e me lezet t’i tregosh se gjasme ke zbuluar që në Kamzë kishte komunitet gay. Nëse bëhet dyshues dhe kërkon sqarime, tregoi që këtë informacion ta ka dhënë KaroKarlo dhe Lali Eri ka për ta besuar direkt.
Po thoja njëherë mo Gjishi thoja, se mbase qetësohet. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për histerizmin e tij, ndaj po ju drejtohemi juve si kryefamiljari i tij.
Kjo është e vetmja rrugë për ne. Nëse Lali Eri nuk bindet që në Kamzë ka gay, s’ka për të na dashur kurrë dhe do vuajmë gjithë jetën mllefin e tij.
Të lutem o Gjishi Lali Erit, bëje zemrën gur, se ne nuk e bëjmë dot byçën urë.
Me respekt, Gjelil Mëzi. Maturant.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: shesim_kapak[email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet