voal.ch – Pas gjendjes shumë të rënduar në Itali prej pandemisë të Covid 19, ku vetëm sot kanë humbur jetën 919 njerëz, ka reaguar Papa Françesku duke u lutur në sheshin e Shën Pjetrit bosh.
Ka reaguar gjithashtu edhe Presidenti i Italisë Sergio Mattarella me një apel për Europën:
Presidenti italian Sergio Mattarella ka paralajmëruar : “Evropa ose e kupton seriozitetin e kërcënimit ose nesër do të jetë vonë. Ne kemi nevojë për veprim të përbashkët “.
Presidenti Mattarella pasi ka falenderuar popullin italian dhe veçanërisht profesionistët e shëndetit, mjekët, infermierët, forcat e rendit dhe të gjithë ata që janë në vijat e para për t’u përballur me “një faqe të trishtuar në historinë tonë”.
Presidenti Mattarella nisur nga situata shumë e rëndë ka mbajtur i ka bërë apel Europës duke mbajtur qendrim të qartë kritik : “Në Bashkimi Evropian, Banka Qendrore dhe Komisioni, ditët e fundit, kanë marrë vendime të rëndësishme dhe pozitive financiare dhe ekonomike, të mbështetura nga Parlamenti Evropian, por Këshilli i krerëve të qeverive kombëtare nuk e ka bërë ende këtë. Kjo pritet të ndodhë konkretisht në ditët në vijim “. Një mesazh i ashpër, ndaj “skifterëve” të Evropës, shkruan Corriere.it duke komentuar fjalën e Mattarella-s
Për kreun e shtetit italian, “modelet e vjetra” duhet të tejkalohen, përndryshe mbi kokë rreziku është ai i shpërbërjes: “Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë plotësisht, para se të jetë vonë, serioziteti i kërcënimit për Evropën. Solidariteti nuk kërkohet vetëm për shkak të vlerave të përbashkëta me Bashkimin Europian, por edhe të interesit të përbashkët “. Ky ishte një nga thekset kryesore të fjalës të Mattarella-s drejtuar sot përmes televizionit popullit italian.
Komentet