Torino
Klubi i futbollit Juventus në një njoftim konfirmoi se Massimiliano Allegri nuk do të jetë trajner i tyre sezonin e ardhshëm.
Konferenca e përbashkët për media është paralajmëruar për të shtunën në prag të ndeshjes së fundit kampionale kundër Atalantës, që në program është të dielën.
“Massimiliano Allegri nuk do të ulet në pankinën e Juventusit në sezonin 2019/20. Trajneri dhe presidenti Andrea Agnelli do të takohen me gazetarët të shtunën me fillim në ora 14:00 në stadiumin Allianz”, thuhet në njoftim.
Kjo do të thotë se Allegri dhe Juventusi kanë rënë dakord për shfuqizim të dakorduar të kontratës që zgjat deri më 30 qershor 2020. aa
Komentet