Mashtruesi i Diasporës Florian Haçkaj alias Veliaj 3.0 pasi gënjeu dhe mashtroi publikisht për gjoja heqjen e shtetësisë shqiptare dhe se demek ka fituar në Gjykatë Kushtetuese votën e diasporës vazhdon mashtrimin e publikut përmes tellallëve të rregjimit rilindas.
Kjo është për të ju hedhur hi sy shqiptarëve naivë se këtu ka sistem drejtesie, se këtu ka aq drejtësi sa edhe një organizatë jo e regjistruar në gjykatat shqiptare por në një vend të huaj mund të padisë në Gjykatë Kushtetuese!
Ky nuk është veçse një hallkë dhe vegël e Rama-Veliajt dhe nga pozita e diasporës e për të cilën nuk ka asnjë tagër të flasë në emër të saj po përgatit terrenin dhe shtron rrugën e rilindjes për atë që ju kam lajmëruar disa herë këto ditët e fundit e që janë ndryshimet e kodit zgjedhor dhe ato kushtetuese!
Sot ai i mëshoi votimit me postë që edhe bufi e di që “specialistët” rilindas e manipulojnë sipas interesit të tyre!
Florian Haçkaj është njeriu i regjimit!
Përveç kësaj ai është shtetas i huaj dhe duke mos patur shtetësi shqiptare të cilën e ka dorezuar me kërkesën e tij në vitin 2012 nuk e obligon asgjë as flamuri as kushtetuta as pasaporta shqiptare të mbrojë interesin kombëtar shqiptar!
Ai duhet të shpjegojë para publikut votimin e paligjshëm në vitin 2021 dhe keqpërdorimin e dokumentave zyrtare të shtetit shqiptar të cilat i ka marrë duke mos patur shtetësi shqiptare dhe në shkelje të ligjit në vitin 2016!
Zotëria ka kryer vepër penale dhe bashkë me ata që ja kanë lëshuar këto dokumente duhet të përgjigjet para ligjit para se të bëhet fasada e ndryshimeve ligjore që i konvenojnë mafias rilindase!
Mos u mashtroni nga fjalët e tij të lustruara!
Mos më thoni se nuk ju paralajmërova!
Gazetarë që nuk paguheni nga regjimi!
“Diaspora për Shqipërinë e Lirë” udhëhiqet nga njerëz që mbrojnë interesat e drejtpërdrejta të rilindjes sorosiane!