1. TOMË LUSHI, kryetar i Shoqërisë së eukaristisë Shenjtë, biri i Ndue Nikollës, më besim katolik, lindur në vitin 1904 në Bishtazhin ku dhe banonte në moshën 37 vjeçare , të premtën e madhe, më 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhaminë të Rogovës me bajonete është bërë kortarë kortarë, ishte i rrefyer dhe kunguar të Dielen e Larit, me 6 prill 1941. Krah. librin e të lindurve nr.rrjedhës 569 për vitin 1904.Nga i nënshkruar Dom Luka Filiq –famullitar është varrosur në Talec më 18. prill 1914.
2. GJONI,i biri i Mark Nokës, me besimi i krishterë (katolik)lindur në vitin 1891 në Bishtazhin, më banim ne Bishtazhin të Premten e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristet e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është bërë kortarë kortarë. Kra librin e të lindurve nr rrjedhës 545 për vitin 1889. Nga i nënshkruari Dom Luka Filiq–famullitar është varrosë në Talec më 18 prill 1914.
3. MARKU i biri i Çup Hilit me besimi katolik lindur në Smaç, me vitin 1891 , me banim në Bishtazhin , të Premten e Madhe, me 11 prill 1941 në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është bërë kortarë kortarë.Krah. librin e të lindurve, nr rrj 615 për vitin 1891. Me 18 prill 1941 është varrosur në Talec nga famullitari i nënshkruar Dom Luka Filiq.
4. MIKELI i biri i Çup Hilit me besimi katolik lindur në Fshaj, në vitin 1906, në banim në Bishtazhin të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941 në meri në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është bërë copë e grim Krah.librin e të lindur nr. rrj. 615 për vitin 1906. Nga i nënshkruari i Dom Luka Filiq –famullitar është varrosë në Talec me 18 prill 1914.
5. LLESHI ,i biri i Gjin Preqit me besimi katolik lindur në Romajë në vitin 1885, me banim në Smaç , të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941 në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është bërë kortarë kortarë.Krahaso librin e të lindurve nr.rrj 485 për vitin 1885.Më 18 prill 1941 është varrosur në Talec , nga i nënshkruari Dom Luka Filiq – famullitar.
6. NOU ,i biri i Mark Vorfit me besim katolik lindur në , Marmull më vitin 1906, me banim në Fshaj, Premtën e Madhe, më 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është bërë kortarë-kortarë. ishte i rrëfyer dhe kunguar të Diellën e Larit, më 6 prill 1941. Krah. librin e të lindurve nr rrjedhës 465, pë vitin 1906. Më,18 prill është varrosë në Talec, nga i nënshkruari,Dom Luka Filiq –famullitar.
7. LLESHI, i biri i Mark Gjokës, me besim katolik i lindur në 1858 në Osek në banim në Fëshaj të premtën e madhe, me 11 prill 1941 , nga terroristët e Serbisë është vrarë me plumë të pushkës në Gradish . Krah librin e të lindurvë, nr. rrj, 468 për vitin 1858. Më 18 prill 1941 është varrosë në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
8. ZEFI i biri Gegës Pjetër Radit me besim katolik, i lindur në vitin 1900 në Smaç në banim në Bishtazhin te premtën e madhe, me 11 prill 1941 , ne meri ndaj fesë ‘in odium fidel’ nga terroristët e Serbisë në xhami të Rogovës i lidhum këmbë e duarësh me bajoneta është bërë kortarë – kortarë, duke ja pre edhe koken.Krah. librin e të lindurve nr. rrj 573, për vitin 1910. me 18 prill 1941 është varrosur në Talec nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
9. MARKU i biri i Zef Nout me besim katolik lindur në 2 mars 1910 në Bishtazhin, ku edhe banote, të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës i lidhur këmb e duarsh, me bajoneta është bërë kortarë–kortarë ;krah,librin të lindurve nr.rrj 561 , për nr.rrj 561 , për vitin 1910.Me 18 prill 1941 , është varrosur në Talec nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
10. PALI , i biri i Zef Nout, me besim katolik lindur në vitin 1913 në Novosellë të poshtme me banim në Bishtazhin të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhami të Rogovës i lidhun këmbë e duarsh, me bajoneta është bërë kortarë–kortarë ;Krah.librin e te lindurve., nr rrj 561 për vitin 1913 .Më 18 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruar Dom Luka Filiq –famullitar.
11. NOU , i biri i Mark Çunit me besim katolik, lindur në Smaç në vitin 1895, me banim në Bishtazhin, të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhami të Rogovës me bajoneta është bërë kortarë–kortarë. Krah librin e të lindurv nr. rrj . 603,për vitin 1895, më prill 1941 , është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
12. GJERGJI i biri i Mark Çupit më besim katolik, lindur në Firzë në viti 1920 me banim në Bishtazhin, të shtundën e madhe, me 12 prill 1941, në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristet e Serbisë është bërë copa e grima nga plumbat e pushkës . Krah librin e të lindurve, nr rrj . 569 , për vitin 1920. 18 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruar Dom Luka Filiq –famullitar.
13. BINAKU biri i Nikollë Gjokës (Lushit) me besim katolik lindur në Novosell të Epërme në vitin 1893, në banim në Bishtazhin të shtundën e madhe, me 12 prill 1941,në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. Krah. Librin e të lindurve, nr rrj 569, për vitin 1893
14. PRENI i 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.Biri i Binak Laskut, me besim katolik i lindur në Bishtazhin të Shtundën e Madhe, më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e të lindurvë, nr. rrj.589, për vitin 1941. është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
15. ZEFI i biri i Kolë Gjokës, me besim katolik i lindur në Smaç në viti 1893, në banim ne Smaç, të shtundën e madhe, me 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj. 635, për vitin 1893.Më 18 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
16. PASHKU i biri i Kolë Gjokës me besim katolik i lindur në Smaç në viti 1902, në banim në Smaç, të shtundën e madhe, me 12 prill 1941,në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj 523 për vitin 1902 . Më 18 prill 1941, është varrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
17. PRENKU i biri i Frrok Kolës(Laskut) me besim katolik i lindur në Mejë në vitin 1907 , me banim në Smaç (si më larti ). Krah. Librin e të lindurve nr. rrj .523 për vitin 1907 (ut supra –si më i larti ).
18. NOU i biri i Gjin Kolës (Laskut) me besim katolik i lindur në Mejë në vitin 1907 , me banim në Smaç (si më i larti ). Krah. Librin e të lindurve nr. rrj 517, për vitin 1907 (ut supra –si më i larti ).
19. GJONI , i biri i Gjin Kolës(Laskut) i lindur në Kusar në vitin 1909, me banim ne Smaq si më i larti. Krah libri i të lindurve nr rrj 517, për vitin 1909 ut supra –si më i larti
20. TUNA i biri i Gjin Kolës(Laskut)i lindur në Bishtazhin në vitin 1912, ku edhe banonte (si më i larti ) Krah libri i të lindurve nr rrj 517,për vitin 1915. ut supra –si më i larti.
21. NIKOLLA , biri i Gjin Kolës(Laskut)lindi në Bishtazhin në vitin 1915, me banim në Smaç (si më i larti). krah. librin e të lindurve nr.rrj 517 për vitin 1915. (Ut supra–si më i larti)
22. MUSA i biri i Gjin Kolës (Laskut) lindi në Smaç në vitin 1917, me banim në Smaç
23. PALUSHI , i biri i Ukë Noci (Bezhi) me besimi katolik lindur në , Marmull më 12 qeshor 1916 me banim në Dolë të dielën e Dielën e Pashkëve , me 13 prill 1941,në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj 103, per vitin 1916. Më 19 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
24. NOU i biri i Frrok Prenit me besimi katolik lindur në Shpenadi në vitn 1912, me banim në Kushavec të Dielën e Pashkëve , me 13 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj. 401 per vitin 1912. Më vitin 1912. Me 19 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
25. DEDA i biri i Ndue Prenit me besimi katolik lindur në Shpenadi në vitin 1912, me banim ne Kushavec të DIELËN E PASHKËVE , me 13 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr . rrj 123, për vitin 1910. Më 19 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
26. NIKOLLA i biri i Pren Nikollës(Biqi) , me besim katolik , lindur në Dol në vitin 1915 , me banim në Dol të shtundën e madhe më,12 prill 1941,në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e të lindurve, nr. rrj 65, për vitin 1915. Më 1915,më 17 prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
27. MARTINI i biri i Zef Mark Lekës i lindur në Dol ku edhe banonte të Shtundën e Madhe më,11 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës.Krahaso librin e të lindurve nr.97, për vitin 1913.Më 17 prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
28. PRENKU i biri i Zef Mark Lekës me besim katolik , lindur në 1898 në Dol me banim në Dol të Shtundën e Madhe më,11 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. krah i librin e të lindurve nr. rrj 121, për vitin 1898, 17 prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
29. MUSA i biri i Nout Prenkës, lindur në vitin 1918 në Dol me banim në Dol të shtundën e madhe më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. krah i librin e të lindurve nr rrj 123 për vitin 1918,më 16 Prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
30. NIKOLLA,i biri i Mark Bibës,i lindur në vitin 1893 në Dol me banim në Dol të shtundën e madhe më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. krah i librin e të lindurve nr rrj 115 pë vitin 1893 .
31. LEKA i biri i Mark Bibës , i lindur në vitin 1905 në Dol me banim në Dol të shtundën e madhe më, 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. Krah librin e të lindurve nr rrj 115, për vitin 1905. Më, 16 Prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
32. TOMA i biri i Noc Bezhit lindur në vitin 1874 në Dol me banim në Dol . Të DIELËN e të e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit, me 13 prill 1941, nga (si me i larti).
33. NOU (Mani) i biri i Prekë Tahirit i lindur në Rogovë në vitin 1888, me banim në Dol (si me i larti )
34. NDRECA(LILI)i biri i Prekë Tahirit i lindur në Rogovë në vitin 1888, me banim në Dol (si me i larti ).
35. TOMA i biri i Ndrekë Gjinit (Paluca)i lindur në vitin 1899 në Dol, me banim në Dol (si me i larti ).
36. TUNA i biri i Nrekë Gjinit (Paluca) ,i lindur në Krushevë te Vogël, në vitin 1901, me banim në Dol.
37. GJOKA, biri i Nikollë Lleshit,i lindur në vitin 1891 në Skortull–Gjugjë, me banim në Dol të të dielën e Pashkëve… (si me i larti )
38. GJOKA i biri i Pren Lleshit i lindur në vitin 1891 në Skortulla–Gjugjë, me banim në Dol të dielën e Pashkëve…. të gjithë këta janë varrosur në Moklicë më 15 prill 1941. Varrimi i tyre është bërë nga familjaret dhe farefisi.
39. DODA i biri i Prekë Nikollës Alijes,i lindur në Kusar në vitin 1883, me banim në Kusar të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit , me 13 prill 1941 në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës.Nga familjaret dhe fare e fis i tij është varrosur në Moklicë, me 18 prill 1941.
40. GJONI i biri i Prenkë Nikollës , i lindur në vitin 1881 në Çeriki , me banim në Kusar të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit, më 13 prill 1941, në mëri e ndaj fesë ‘in odium fideli’nga terroristët e Serbisë është vrarë. Nga familjaret dhe fare e fis i tij është varrosur në Moklicë, më 18 prill 1941.
41. SIMONI i biri i Gjokë Nikollës , lindur në Kusar në vitin 1884, me banim në Kusar të dielën si me i larti .
42. KOLA i biri i Gjokë Nikollës , lindur në Kusar në vitin 1884, me banim në Kusar të dielën si me i larti.
43. TOMA i biri i Gjokë Nikollës i lindur në Kusar në vitin 1905, në Rezina në banim në Kusar me i larti.
44. ÇUNI i biri i Dedë Ndrecës i lindur në Kusar në vitin 1868, me banim në Kusar si me i larti ).
45. FRANA i biri i Nrecë Dedës lindur në Kusar në vitin 1868, me banim në Kusar (si me i larti )
46. ZEFI i biri i Tuc Markut, lindi ne Planqorr në vitin 1909, me banim në Kusar (si me i larti ).Të gjithë këta jan te varrosur nga familjaret e tyre, më 18 prill 1941
47. NRECA i biri i Dedë Bardhecit,i lindur në Dujakë në vitin 1886 , me banim në Marmull me besim katolik të të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit, më 13 prill 1941 në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës.Me 18 prill 1941 nga familjaret e ti është varrosur në kopshtin e vet .
48. MARKU i biri i Gjin Markut,i lindur në vitin 1864 në Velezhë, me banim në Marmull të shtundën e madhe, me 12 prill 1941 (si më i larti ), me 18 prill 1941 nga familjaret e ti është varrosur në kopshtin e Ndrecës Dedë Bardhecit .
49. GJERGJI i biri i Mark Nikollë Rrasit,i lindur në Firez në vitin 1889, me banim në Marmull të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit , me 13 prill 1941 (si më i larti). Më 14 prill nga familjarët e vet është varrosur në Kodranesh.
50. UKA i biri i Ndrec Markut, lindur në Marmull në vitin 1909, me banim në Marmull të të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit , me 15 prill 1941 (si më i larti). Më, 14 prill nga familjart e vet është varrosur në Kodranesh.
51. NIKOLLA i biri i Ndrec Markut lindur në Marmull ne vitin 1900, me banim në Marmull të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit , me 15 IV. 1941 , nga disa femra është varrosur në Kodranesh.
52. PRENUKU i biri i Palok Lleshit i lindur në Bishtazhin në vitin 1910, me banim në Marmull,(si me i larti) , nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.
53. HILI i biri i Nikollë Dedës i lindur në Kusar, në vitin 1888, me banim në Marmull , (si më i larti ) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.
54. NOU i biri i Prenk Nikollës i lindur në Merdit, në vitin 1893, me banim në Marmull (si më i larti ) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.
55. ZEFI i biri i Nue Prenk Nikollës, i lindur në Dol në vitin 1922, me banim në Marmull , (si më i larti ) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941
56. PJETERI i biri i Llesh Nout,i lindur në Marmull në vitin 1906, me banim në Marmull , (si më i larti ) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.
57. NDRECA , biri i Mark Sherrit i lindur në Kushnin në vitin 1908 në banim në Bordosan të premten e madhe më 11 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. Disa Shqiptar të fesë muhamedane,më 17 prill 1941 e varruan trupin e tij jashtë qytetit të Gjakovës.
58. MARKU i biri i Prenkë Nrecës , i lindur në Zllakuqan në vitin 1908, me banim në Bordosan, të Shtunden e Madhe më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli nga terrorisetët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës nga disa gra,është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.
59. PRENI i biri i Bibë Prek Krasniqi, lindur në Bisak në vitin 1870, me banim në Bordosan të Shtunden e Madhe më 12 prill 1941….. (si ne i larti ).
60. BIBA i biri i Pren Bibës ,i lindur në Trava në vitin 1897, me banim në Bordosan të Shtunden e Madhe më 12 prill 1941 (si me larti ).
61. GJOKA i biri i Pren Bibë Krasniqi ,i lindur në Smaç në vitin 1914, me banim në Bordosan të Shtunden e Madhe më 12 prill 1941 në meri ndaj fesë ‘in odium fideli” (si nga larti).
62. DEDA i biri i Jak Ndrecë Kolës i lindur në Marmull, në vitin 1912 është pushkatuar më 28 prill 1941,nga familjaret e ti është varrosur në Talec, me 30 prill 1941.
63. ZEFI i biri i Pashk Mark Ndout, me besim i krishterë (katolik), lindi në Troshan, me 6 mars 1941, me banim në Troshan, më 18 mars 1941 është pushkatuar me 19 mars 1941 nga prindërit dhe familja ,është varrosur ne Moklicë (nb.foshnje)
64. PASHKJA e bija e Gjon Prenk Kolës e lindur në Ujzë me 9 prill 1941 , me banim në Ujzë.Të premtën e madhe , me 11 prill 1941 është vrarë të shtunën e madhe më 12 prill 1941, familjaret e saj e varrosën në Talec ………
Libri : defunktorum, viti 1941 nr.28–78 fq, 94–101.
Përveç dëshmive faktive për këtë Masakër të forcave serbe që është krye ndaj këtyre tetë fshatrave kjo masakër u përjetsue edhe në këngë.Ishte legjenda e muzikës folklorike Augustin Ukaj i cili vinte nga këto fshatra i cili edhe pse në kushte okupimi ua kushtoj një këngë këtyre martirëve të shqiptarisë.Këngetari i folklorit Augustin Ukaj përmes këngës së ti për Marka Qupin i cili ishte njëri nder 72 të vrarët në këtë masakër në mënyrë mjaftë konkrete i paraqet disa dëshmi interesante se këta mashkuj ishin marrë nëpër shtëpia,ishin grumbulluar dhe përmes qafes së Gradishit ishin dërguar në fshatin Rugovë të Hasit pikërisht në xhaminë e fshatit për ti pushkatuar.Këtë këngë po e japim komplet ashtu siç e ka kënduar edhe raspodi i mirënjour shqiptar Augustin Ukaj-me titull:Kënga e Marka Qupit: ” Ai krajl Pjetri në kamb ish que/ Shumë ushtri naj ka bashku/Kish mbledh krajli shumë ushtri/Hike Hasit shpi për shpi/Mbledhke t´vjetër besa mbledhke tri/Zullum t´madh jav ka shti/Don mej gri ka dy ka dy/N´Bishtrazhin ai kur ka hy/Marka Qupit n´shpi ja paska msy/Nder të Markut ata kur kanë mbrrie/Tuj ba za robnia kan nie/Reja e ti n´oborr koka dalë/qoni djemt ju paska thanë/Marka Qupin kena ardhë me marr/Reja e tina te Marku po shkon/Migja Mark ty po t´kërkojnë/Marka Qupi po i heton/Mirë pe din qe janë ardh me marrë/Mirë pe din qe dojnë me pushkatu/E hoq kapuqin i shkreti krytë te kru/Rejave t´veta s´ju ka kallxu/N´derë të oborrit kah ka shku/Se për para t´shkretin ma kan vnue/Tan nqyk t´pushkës shpinë tu ja mshue/Rejat britshin tuj ba kuku/Mixha Mark ku janë tut que/Nja prej tyne ashtë dredhue/Mos mërziti ju ka kallxue/Tash pe marrim kena me jav que/Ngjade t´madhe 50 i kanë bashkue/Nqaf tgradishit naj kanë fillue/Rogovë t`Hasit te tanë i kanë que/Po don me i pushkatue/Apo dojnë te gjithë me i grije/Se n´Rogovë i shtinë në xhami/Po i rreshtojn ata dy ka dy/Dy ka dy i kanë rreshtue/i kanë shti shehadet me marue/Janë ra nguj tuj gjimue/Besa kaj batare javë kanë lshue/Tanë i lanë t´vdekun palue/E po iken qenat mbrapa janë dredhue/Marka Qupi gjallë kish pshtue/Ishte ranë i shkreti plague/E qoji kryet shokt tuji shikue/O kur i pa gjithë vdekun palue//Ja ka nis tuj fsha tuj gjimue/Çka mvyn jet unë me pshtue/Robt e mi aty i kam/Ni pikë uji a kush ma qone/Dojnë mushknitë flakë me mu kallë/Pak pa ba shpirt me dhanë/Nisi i shkreti po mallkon/i vraftë Zoti shka na bane/Na skem pas as faj as hile/E i lumi Zot/ jav ktheftë n´kabile(n´familje) “.
Kjo Masakër e cila është e njohur si Masakra e Rogovës e Prillit 1941 edhe pas 80 vitësh u la në pluhurin e harresës.Personalisht si historian mund ti shtroj disa dilema sa i përket kësaj Masakre.Si është e mundshme që edhe pas 80 vitesh asnjë institut shkencor mos ta organizoj asnjë sesion shkencor apo akademi përkujtimor për një Masakër të madhe e cila ishte Masakër kryekput e kryer nga ushtria dhe xhandarrmaria Serbe.Pse për 22 vjet më radhë asnjë kryetar komune i Gjakovës nuk e organizoj asnjë sesion shkencor apo akademi përkujtimore kushtuar këtyre martirve atdhetar që u masakruan vetëm që i takonin orientimit përendimor shqiptarë.A kishin gishtë komunistët e Gjakovës apo ndonjë grupim tjetër politik në Gjakovë që i ndihmuan ushtrisë serbe ta bëj këtë masakër sikurse ndodhi katër vite me vonë ku komunistët ishin krahë ushtrisë serbo-komuniste dhe vranë e masakruan shqiptarët nacionalistë në Dukagjin,Drenicë,Ferizaj,Mitrovicë dhe shumë pjesë tjera të Shqiperisë Etnike.Si përfundim e jap propozimin që këtyre atdhetarëve që u harruan dhe qëllimisht u anatemuan nga institucionet shkencore dhe politike në Kosovë për 22 vjet me radhë t´u ngritët një Memorial në Qendër të Gjakovës dhe të skalitën në bronz emrat e 72 Martireve shqiptar të cilët të vetmin faj e kishin se ishin në rrugën e Zotit dhe në drejtimin mbrojtjës së vlerave historike të Gjergj Kastriotit.
Komentet