Seanca e masave të sigurisë për 23 protestuesit e ndaluar po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, për llogari të Gjykatës së Kukësit. Kjo për shkak të kapaciteteve të vogla të gjykatës në qytetin verilindor.
Seanca me dyer të mbyllura nisi rreth prës 09:30, pak minuta me vonesë nga orari që ishte parashikuar.
Mësohet se në sallën e gjyqit janë lejuar deputetët e opozitës, që më parë u penguan. Ky ishte një vendim i marrë nga gjyqtarët e çështjes.
Deputetet PD qe po ndjekin gjyqin jane Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Flamur Noka, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Dhurata Cupi, Aldo Bumci, Orjola Pampuri, Rudina Hajdari.
Sot vendimi për protestuesit, 1000 forca policie në gatishmëri. Tension me deputetët e PD, thyhet dera e gjykatës
Deputetët e opozitës kanë mbërritur në Gjykatë, për të ndjekur nga afër dhënien e vendimit për 23 të arrestuarit.
Sipas informacioneve deputetët nuk janë lejuar që të futen në sallë dhe ka pasur përplasje me policinë.
Por nga ana tjetër dhe një grup protestuesish kanë nisur tubimin e tyre me thirrje: Lironi djemtë tanë. Turp!
Protesta po zhvillohet nga ana tjetër e rrugës, pasi është vendosur perimetri i policisë.
Policia ka shtuar forcat në terren, ku mësohet se janë 1 mijë policë që janë të gatshëm, për të përballuar situatën.
Sot vendimi për protestuesit, Tirana në ‘shtetrrethim’. Pamje nga gjykata
Pas pak minutash do të nis seanca për 23 të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit. Policia ka rrethuar të gjithë zonën, për të shmangur incidente të mundshme që mund të ndodhin.
Siç shihet dhe nga fotot kordonë të shumta policia janë rreshtuar në të gjithë zonën afër Gjykatës së Tiranës dhe është bllokuar qarkullimi i mjeteve.
Është bllokuar për automjetet unaza dhe rruga Myslym Shyri. Janë mbi 300 forca policie sot tek Gjykata e Tiranë dhe rrugët përreth saj.
Po ashtu është mësuar se plani i masave të sigurisë së policisë drejtohet nga Gjovalin Loka.
Frika nga tensionet, “blindohet” Gjykata! Ç’do ndodhë me 23 të ndaluarit e protestës së Kalimashit (akuzat)
23 të ndaluarit e protestës së Rrugës së Kombit, po dërgohen këtë mëngjes për tu njohur me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës e cila është rrethuar nga forca të shumta policie.
Drejtori i Policisë Ardi Veliu ka nxjerrë dhe një urdhër duke e kaluar në gatishmëri Policinë e Tiranës, nga frika se mund të ketë përshkallëzim të tensioneve nga protestuesit që kërkojnë lirimin e të ndaluarve.
Prokuroria e Kukësit kërkon 11 masa sigurimi “arrest me burg” për 23 të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit, e cila u mbyll me djegien e sporteleve të firmës private, që ka marrë me koncesion mirëmbajtjen e rrugës.
Seanca e masave të sigurisë për 23 protestuesit e ndaluar do të zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, për llogari të Gjykatës së Kukësit. Kjo për shkak të kapaciteteve të vogla të gjykatës në qytetin verilindor.
Sipas kërkesës, prokurori kërkon 11 masa sigurimi “arrest me burg”, 7 masa sigurimi “detyrim paraqitjeje” dhe 5 masa sigurimi “arrest shtëpie”. Për protestuesit janë ngritur akuza si “shkatërrim prone”, “kundërshtim i punonjësve të rendit” dhe “tubim i paligjshëm”. Për identifikimin e protestuesve që shkaktuan dëme janë mbikëqyrur filmimet e kamerave të sigurive të instaluara në sportele.
Gjithashtu, janë marrë edhe dëshmitë e punonjësve të Policisë, që mbetën të lënduar gjatë protestës, ku zyrtarisht janë 12 të tillë. “Nga ana e Komisariatit të Policisë së Kukësit nuk është miratuar leja për organizimin e kësaj proteste, pasi vendi ku po zhvillohej ishte i papërshtatshëm, pasi bllokonte lëvizjen e automjeteve. Pavarësisht këtij fakti, protestuesit, sipas njoftimit të Këshillit Bashkiak Kukës, janë grumbulluar dhe kanë vazhduar duke u afruar te kabinat e trarit të taksës, duke thyer kordonin e Policisë së Kukësit. Pasi kanë çarë kordonin e Policisë duke qëlluar me gurë mbi punonjësit e Policisë dhe mbi kabinat, janë futur në territorin e tyre, duke shkatërruar trarët dhe duke u vënë flakën. Si pasojë e veprimeve të dhunshme janë lënduar 12 punonjës policie”, shkruan Prokuroria e Kukësit në deklaratën e saj. Për ditën e sotme, Policia ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e seancës gjyqë- sore në Gjykatën e Tiranës, ku pritet të ketë grumbullim të qytetarëve në shenjë proteste, si ndaj arrestimeve ashtu edhe ndaj tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit.
Emrat e protestuesve të ndaluar:
-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.
-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.
-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.
-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.
-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.
-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.
-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.
-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.
-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.
-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.
-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.
-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.
-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.
Komentet