Në një intervistë për Der Standart Martin Harry Wolf, komentatori kryesor i ekonomisë në Financial Times, i cili renditet në personalitetet me ndikim në të gjithë botën nënvizon se “Elitat tona kanë dështuar”, duke paralajmëruar pasojat e krizës së thellë të demokracisë dhe kapitalizmit.
Në librin e tij të ri The Crisis of Democratic Capitalism ai sheh re të errëta të grumbulluara mbi demokracinë dhe kapitalizmin – dhe rekomandon reforma urgjente për t’i shpëtuar të dyja në të ardhmen.