Martin Shkreli është përzënë nga rrjeti social Twitter të dielën.
Arsyeja është sjellja e tij e pahijshme ndaj gazetares Laruen Duca, redaktore e të përjavshmes“ Teen Vogue”.
Shqiptari Shkreli u bë i famshëm në vitin 2015 pasi ngriti çmimin e një ilaçi të përdorur nga pacientët me HIV nga 13 dollarë në 750, shkruan CNN.
Ai më vonë u akuzua për mashtrim duke përdorur rrjetet sociale për të tërhequr më shumë vëmendje.
Shkreli kishte ftuar Ducan që ta shoqëronte atë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump – ftesë të cilën ajo e ka refuzuar kategorikisht.
Komentet