Martin Shkreli ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit ekzekutiv në kompaninë “Turing Pharmaceuticals” pas arrestimit për akuzat për mashtrim.
New York Times raporton se Ron Tilles ka zënë vendin Shkrelit në postin e drejtorit ekzekutiv.
Pronari i kompanisë së barnave kundër AIDS-it është arrestuar në orët e hershme të ditës së enjte nga FBI-ja pas një hetimi të nisur që nga viti 2011.
Besohet se shqiptari famëkeq përdori të ardhurat e firmës Retrophin Inc, për të paguar borxhin nga një marrëveshje me një biznes të panjohur, transmeton Koha.net.
Bloomberg Business raportoi se prokurorët e kanë akuzuar 32-vjeçarin për pagesa dhe marrëveshje sekrete të lidhura me MSMB Capital Management.
Shkreli u bë i njohur në botë për shtrenjtimin e barnave të AIDS-it nga 13 dollarë në 750 për një tabletë.
Komentet