Rreth ceremonisë martesore të artistes shqiptare, në Amerikë, Aida Dyrrah
Këngëtarja shqiptaro-amerikane Aida Esther Dahan e njohur ndryshe në botën e Artit e të Muzikës shqiptare me emrin artistik Aida Dyrrah po përjeton momentet më të bukura e të lumtura të jetës, për gati pesë vjet me të dashurin e saj me kombësi izrealite Eyal Dahan, dashuri të cilën e kurorëzoi në martesë në fundvitin e kaluar.
Dashuria e artistes shqiptare me Eyal lindi me shikim të parë në avionin Lufthansa, i cili u shndërrua në qiellin e dashurisë për të dy të rinjtë, që fati ju kishte rënë të kishin sediljet ngjitur dhe udhëtonin drejt Amerikës.
Gjatë bashkëjetesës Aida& Eyal sollën në jetë vajzën e tyre Nathel, fryti i asaj dashurie të bukur, që lindi në lartësitë qiellore, dhe me të drejtë Aida shprehet se: “Love is in the Air”! Nuk ka asnjë lloj pasurie apo pushteti që mund ta zëvendësojë dashurinë për gjysmën time, Eyalin.”-thotë artistja. Ajo është gjithmonë e dashuruar me princin që i fali gjënë më të bukur në jetë, Baby Girl-Nathel-që në shqip do të thotë “Dhuratë e Zotit”.Dhe për këtë artistja falenderon Zotin.
Aida Esther Dyrrah është një nga këngëtaret më të preferuara e kërkuara në Diasporë, ku jep maksimumin e talentit të saj dhe rrëmben nga publiku artdashës duartrokitjet, mirënjohjen dhe admirimin e tyre. Gjurmët, përpjekjet, ëndrrat e sfidat e karrierës së saj artistike muzikore janë vlerësuar me çmime kombëtare, si fituese e Festivalit të 45-ë të Këngës në RTSH, me “Balada e Gurit”, e cila u kualifikua edhe për në Eurovizion, 2007-ë, Helsinki, dhe me çmime mirënjohje ndërkombëtare në Diasporë.
Aida Esther Dyrrah & Eyal Dahan kurorëzuan në martesë, bashkëjetesën e tyre prej disa vitesh në një ceremoni tradicionale dhe epike hebraike në Temple of Mashadi, Jewish Center me adresë 48 North Rd, Great Neck,11024, Long Island Neë York, në mesin e dhjetorit të vitit që kaloi, një javë para Krishlindjeve.
Ceremonia ishte private, modeste, e mahnitshme, dhe me të vërtetë e këndshme dhe mbresëlënëse, që buron nga pasuria tradicionale e ritualit martesor dhe shenjtërimit të dashurisë, mirëfilli klasike, realiste e tradicionale mes dy kulturave, hebraike dhe shqiptare.
Rituali martesor në Temple of Mashadi u krye dhe u bekua mjeshtërisht nga Rabbi Abraham Tash. Në sytë e Aidës dalloje lehtë kristalet e lotëve dhe dridhjen e supeve, jo vetëm për shkak të sezonit dimëror me temperatura të ulëta, por ishte gjendja emocionale e nuses.
Rrezet e diellit dimëror dolën nga retë e bardha dhe disi të trishta, vetëm në momentin e duhur gjatë ceremonisë, depërtuan përtej emocioneve të çiftit martesor, duke i ngrohur me idenë se ishin më të lumtur se kurrë, po jetonin momentin me solid të vetëbesimit mes tyre –lidhjen martesore – dashurinë e jetës.
Dashuria është frymë. Ajo të çon në lumturinë shpirtërore, kur ajo është dashuri e vërtetë. Në pamje të parë çifti dukej i qetë mes vedit. Ata kanë pasur mjaft kohë të rrinë sëbashku e ta njohin më mirë njëri tjetrit, derisa erdhën në altarin e dashurisë, të lidhin përjetësisht martesën.
Artistja shqiptare dukej si një hyjneshë me fustanin e bardhë të nusërisë, të stolisur me perlat e bardha.
Velloja derdhej magjishëm në shtatin e saj të bukur dhe dielli vezullonte perlat e vellos sikur të ishin, ylbere të agjenda. Ylbere që ngjasonin me shiun e imët, dhe nuk ishin gjë tjetër veçse lotë gëzimi. Dhëndri i qëndronte përballë. Vetëm e vështronte, me buzëqeshje e adhurim. Supet e kolme e të brishta të Aidës dridheshin, ndërsa buzëqeshja e saj, dhuronte ëmbëlsinë dhe ngrohtësinë tek të pranishmit, që për një çast kishin ngulur sytë e tyre te bukuria përrallore e çiftit.
Aida & Eyal dëshironin që ai çast të mos mbaronte kurrë. Vështrimin rrëzëllitës me sytë e ngrohtë e të qeshur nuk ia ndanin njëri tjetrit dhe duart shtrënguar, edhe në çastin kur Eyal-i i tha: “Ndjehem i bekuar që erdhe në jetën time, Aida!
Mbas mbarimit të ritualit në Temple of Mashadi, Jewish Center, çifti dhe pjesëmarrësit e dasmës, familja e Aidës dhe Eyalit, miq shokë e të afërm nga të dyja palët, u zhvendosën në kështjellën hebraike të çiftit Faye & Michael Doomchin, një bujtinë mikpritëse, ku brenda saj gjithçka ishte dizenjuar sipas traditës hebraike dhe shqiptare, me flamurin hebraik dhe shqiptar. Më duhet të theksoj se çifti Faye & Michael Doomchin ishin jo vetëm mikpritësit, të cilët hapën dyert e kështjellës së tyre, por ishin edhe menaxhuesit e ceremonisë martesore nga fillimi deri në fund. Ndërsa Kathy Cekaj, mike e ngushtë e artistes shqiptare, ishte shoqëruesja kryesore e nuses (bridemaid). Gjithashtu zonjusha Kathy ishte kujdesur për tualetin dhe fustanin e nusërisë të Aidës. Ndërsa Myer Zaibel dhe Russell Ëinner ishin shoqëruesit kryesorë (bestmen) të dhëndrit, Eyal.
Kjo përzierje e traditave të dy kulturave ishte sa modeste, po dhe aq magjike, e këndshme dhe mbresëlënëse për dashurinë, e cila lindi në qiell me shikimin e parë, mori frymë lirisht në rrugën e bashkëjetesës dhe deri në ditën simbolike të martesës. Ditët e ftohta të dhjetorit i shtuan çiftit dhe së bashku me të edhe pjesëmarrësve, kënaqësinë e të qënit ngrohtë në ceremoninë martesore, për nga harmonia dhe dashuria, ashtu si vetë jeta, që është e bukur plot dashuri dhe mirësi, në të përditshmen njerëzore.
Përzierja e traditave të dy kulturave asaj shqiptare dhe hebraike ishte shumë domethënëse, tunduese, prekëse, emocionale dhe tejet mbresëlënëse. Një nga momentet më kulminante ishte ura e Jamakëve sipas traditës hebraike. Secili dasmor si ai hebraik dhe shqiptar kishin vënë në kokë Jamakën* dhe prisnin nusen e dhëndërin të zbriste nga makina. Në sytë e Aidës kishte lot gëzimi dhe të qeshura, teksa vështronte nënën e saj e të afërmit e tjerë. Dukej sikur u thoshte: Bobo edhe këtë jua bëra, ju vura Jamakën në kokë!
Kënga e parë në gjuhën angleze “Forever and Always” u këndua nga vetë artistja shqiptare, të cilën ja kushtonte gjysmës më të mirë të jetës së saj, të dashurit Eyal dhe frytit të tyre të dashurisë, Nathel. Më pas muzika dhe vallëzimi do të gjallëronin dasmën dhe pritja festive e dasmorëve ishte argëtuese me muzikë dhe vallëzim deri në orët e vona të mbrëmjes. Të gjithë dasmorët, kërcenin, qeshnin, trokisnin gotat e ngrinin dollitë nën tingujt e muzikës popullore shqiptare, hebraishte dhe angleze, mes haresë e gëzimit të pafund. Moment mbresëlënës ishte edhe prerja e tortës ku binte në sy mbishkrimi “Love is in the air”, si për t’ju treguar të gjithëve se ishte pikërisht qielli ai që lidhi këtë dashuri, dhe betimin për të qenë bashkë gjithë jetën.
Babai i Aidës me jamakën në kokë priti bijën e tij kur zbriti nga makina dhe e shoqëroi për në Hupa (Chupa*), ndërsa vjehrra e bekoi Aidën sipas traditës hebraishte, duke pirë verë nga e njëjta gotë me nusen e ardhshme të djalit, që simbolizonte mirëkuptimin dhe respektin reciprok nuse & vjehrrë. Aida këndoi serenatat e Korçës dhe këngën popullore të jugut nga është origjina e prindërve të saj, këngët popullore të Shqipërisë së mesme të zonës së Durrësit, aty ku artistja është lindur, rritur e kënduar për herë të parë, që i dha asaj edhe emrin artistik Aida Dyrrah. Serenatat korcare si; ‘Ç’është ajo që po zbret nga mali”, “Të dinja të vogël”, “Bëmë Zot dhëndër ëëëë“, “Kur nata Korçën e mbulon”, “Më mirë me ty dhe fukara” , do të ndiznin dasmën dhe u pëlqyen shumë nga të afërmit e dhëndrit të cilët do të vallzonin deri vonë nën tingujt e muzikës. Është kënaqësi të marrësh pjesë në ceremoni të tilla, po dhe aq sa vështirë të përshkruash një skenë të tillë që edhe pse nuk ka regjisor, vetë momentet e përjetuar vijojnë sikur të qe një film i ndërtuar me dhjetëra skena e dublime. E gjithë dasma ngjante si një përrallë e kohës moderne.
Të trashëgohesh Aida!
*Jamaka-Kapelja e vogël karakteristikë e kombësisë hebraike që vendosin meshkujt në kokë.]
*Hupa (Chupa shkruhet hebraisht e shqiptohet Hupa, në shqip është të Tenda e Shenjtë, e ngritur apostafat për të bërë bekimin e çiftit)
Raimonda Moisu
Marrëdhënia, shpirti i dashurisë, Dashuria është me të vërtetë një gjë e bukur, por unë kam vepruar keq dhe burri më ka lënë për pesë muaj, bëra gjithçka që munda ta ktheja, por ai kurrë nuk donte të kthehej në shtëpi me mua dhe fëmijët përsëri isha i vetmuar, i shkatërruar dhe i trishtuar për fat të mirë unë u drejtua tek një njeri shumë i fuqishëm dhe i fuqishëm [email protected] i cili më ndihmoi me një magji dashurie që solli burri tim në shtëpi me mua dhe fëmijët aq të lumtur dhe të lumtur që të kishin familjen time së bashku dhe tani ai do më shumë se kurrë jam aq i lumtur me jetën tani të gjitha në sajë të Dr. WUSE për ndihmën tuaj të bukur ose WhatsApp +2348156148821
Martesa ime ishte pothuajse në pikën kryesore kur pashë një koment për një burrë të quajtur Dr GIDEON. martesa ime ka qenë e qëndrueshme, faleminderit për gjithçka që keni bërë për mua, mund t’ju siguroj që ta kontaktoni atë,
ai është i aftë me magjitë e mëposhtme:
* Unë e dua magjinë
* magjitë e martesës
* magjia e parave
* magji fati
* Magjitë e tërheqjes seksuale
* Magjia e shërimit të SIDA-s
*Shpella e kazinosë
* Shpellat e mallkuara u hoqën
* Mbrojtja drejtshkrimore
* Magjia e Lotarisë
* Magjitë me fat
* Magjia e fertilitetit
* Unaza e telekinezës
Nëse jeni atje dhe keni nevojë për ndonjë lloj ndihme këtu është WhatsApp i tij: +2347042191323
Email: [email protected]