“Welcome Capitaine”! Mirësevjen kapiten!Ky është mesazhi në faqen zyrtare të skuadrës së Marsejës në Twitter, drejtuar kapitenit, Lorik Cana. Futbollisti shqiptar ka luajtur për katër vjet me këtë skuadër, duke mbajtur dhe shiritin e kapitenit. Gjithsesi kjo mbetet ende vetëm një ftesë dhe nuk dihet ende se do të realizohet apa jo, edhe pse Lorik Cana është një nga dëshirat e mëdha të skuadrës franceze. Futbollistit të Kombëtares i janë bërë dhe oferta të tjera nga Katari dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Komentet