Në janar të vitit vitit 1919 u mbajt Konferenca e Paqes në Paris me pjesëmarrjen e krerëve të katër Fuqive të Mëdha, kryeministrit të Italisë Vitorio Emanuele Orlando, kryeministrit të Britanisë së Madhe Dejvid Llojd Xhorxh, kryeministrit francez Zhorzh Klemanso dhe Presidentit të Shteteve të Bashkauara të Amerikës Udrou Uillson.
Me gjithë përpjekjet e delegacioneve shqiptare – (që ishin katër, të autorizuar dhe të paautorizaur, me status dhe pa status, madje një pjesë nuk hynë dot fare në konferencë) – kur vinte fjala e Shqipërisë, përfaqësuesit e katër fuqive të mëdha flisnin me gjuhën e Traktatit të Fshehtë të Londrës që zbuloi Lenini.
Pas vitit 1908, pas shthurjes së Perandorisë Osmane Europa i trajtoi trojet shqiptare si territore të Turqisë.
Sipas Traktatit të Aleancës midis Bullgarisë e Serbisë të 29 shkurtit të vitit 1912, Serbisë iu njoh e drejta e marrjes së “territorit turk të deri atëhershëm në veri dhe në perëndim të malit të Sharrit”. Bazuar te kjo dispozitë, e duke u përpjekur që shtetit të vet t’i sigurojnë daljen në det, trupat serbe, më 15 nëntor të vitit 1912, hynë në Lezhë dhe, shkallë-shkallë, e pushtuan Shqipërinë e Veriut deri në Tiranë e Durrës.
Në “Tajmsin” e Londrës, më 25 nëntor, u botua deklarata e Pashiqit se Serbia e kërkon Durrësin. Mirëpo, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 20 dhjetor të vitit 1912, mori vendim për formimin e Shqipërisë autonome, duke i dhënë Serbisë vetëm të drejtën e daljes tregtare në detin Adriatik. Po kjo konferencë, më 20 mars të vitit 1913, vendosi që Shkodra t’i jepet Shqipërisë.
Mali i Zi nuk e pranoi vendimin e fuqive të mëdha: Serbia e përkrahu qëndrimin e Malit të Zi dhe i dërgoi trupat e veta për ta forcuar rrethimin e Shkodrës. Esat Pasha ra në marrëveshje me serbet dhe e dorëzoi Shkodrën. Fuqitë e mëdha (më 21 mars) vendosën të bëjnë demonstrimin detar, nga i cili u rezervua vetëm Rusia. Kryqëzoret austro-hungareze, angleze, franceze, gjermane e italiane, të tubuara afër Barit, i detyruan trupat serbe që të tërhiqen nga pozitat rreth Shkodrës.
Por Serbia nuk e humbte shpresën.
Marrëveshja Toptani-Pashiç
Të dy u takuan në Nish dhe nenshkruan marrveshjen sekrete më 17 shtator 1914. Marrveshja përfshinte 15 pika, por dispozitat më të rëndësishme ishin bashkepunimi ushtarak dhe aleanca ushtarake, ndërtimi i hekurudhës nga Serbia në Adriatik në Durrës, dhe garantimi se Serbia do të mbështesi Esad Pashën në zgjedhjet për sundimtar të Shqipërisë.
Sapo te behej sundimtar i Shqipërisë konfirmonte marrveshjen dhe sipas marrëveshjes Serbia detyrohej qe ne rast se Esat Pasha do te kerkonte nderhyrje ushtarake per te mbrojtur regjimin e tij Serbia ishte e detyruar tja jepte kete mbeshtetje. Serbia angazhohej të financonte xhandarmerinë e Pashës me materiale ushtarake e te holla duke paguar 50.000 dinarë në muaj
Per t’i ruajtur ndonje pabesie të Esatit, Pashiq dergoi Ministrin e Puneve te Brendshme te Serbise Ljubomir Jovanović ne Tirane me 28 qershor 1915 (ku ne Vidovdan) ku nenshkroi një marrveshje të dytë me Esad Pashën per “bashkim te Serbise me Shqiperinë”.
Sipas marrveshjes Serbia do t’i merrte Shqiperise territore ne Pogradec, Mali i Thatë, Diber, Malësi e Madhe, Lumë etj.
Traktati i Fshehtë i Londrës dhe Shqipëria
Pakti i Londrës, lidhur më 16 prill të vitit 1915 midis Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Italisë, kishte këto dispozita lidhur me Shqipërinë:
Në vërejtjen e nenit 5 thuhej:
Katër fuqitë aleate do t’u ndajnë tokat e Adriatikut të përmendura më poshtë Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi (…..). Në Adriatikun e poshtëm (në viset që i interesojnë Serbisë e Malit të Zi) bregdetin prej kepit të Plamkës deri në lumin Drin me portet Splitin, Dubrovnikun, Kotorrin, Tivarin, Ulqinin e Shëngjinin… Porti i Durrësit do t’i dorëzohet shtetit të pavarur mysliman Shqipërisë.”
Në nenin 6 thuhej: “Italia do t’i marrë në pronësi të plotë Vlorën, ishullin Sazan dhe, përveç këtyre, një territor mjaft të gjerë për mbrojtjen e tyre, do të thotë pjesën midis lumit Vjosa në veri e në lindje dhe në jug deri në Himarë.”
Në nenin 7 thuhet: “Në qoftë se formohet një shtet i vogël autonom dhe neutral i Shqipërisë, Italia nuk do ta kundërshtojë dëshirën e Francës, të Britanisë së Madhe e të Rusisë, që viset veriore dhe jugore të Shqipërisë të ndahen midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.” “Italia do ta fitojë të drejtën që t’i udhëheqë punët e jashtme të Shqipërisë.”
Që në vitin 1915, fuqitë e mëdha, pra,e pranuan parimin e ndarjes së Shqipërisë. Ndërsa dy shteteve ballkanike u jepej e drejta e korrigjimit të kufijve, Italisë i jepej Vlora dhe protektorati mbi Shqipërinë e cunguar.
Pas Konferencës së Paqes, Paris 1919
Në Konferencën e paqes, fuqitë aleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), për Shqipërinë propozuan në veri dhe në lindje, ata kufij që i kanë caktuar në Konferencën e Londrës në vitin 1913; ia njohën Italisë sovranitetin e plotë mbi Vlorën dhe prapavijën e nevojshme dhe ia dhanë Italisë mandatin për administrimin e shtetit të lirë shqiptar nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve. (Memorandumi i 9 dhjetorit të vitit 1919)
Në 8 janar të vitit 1920, përfaqësuesit shqiptarë e kundërshtuam propozimin që Italisë t’i jepej mandati mbi Shqipërinë.
Në dokumenta thuhet:
Ne kemi kërkuar, për shkaqe ekonomike dhe strategjike, që të bëhet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (në rrjedhën e mesme të Drinit, në Bunë dhe në lidhje me fiset e Kelmendëve dhe të Kastratëve), që i ka caktuar Konferenca e Londrës e vitit 1913. Përpos këtij korreksioni, delegaconi ynë ka deklaruar se zgjidhja më e mirë është që Shqipëria të bëhet shtet i pavarur në kufijtë e vitit 1913 dhe me administratë autonome.
Në rast se nuk do të pranohej kjo zgjidhje, ose në qoftë se pjesa jugore e Shqipërisë do t’u takonte shteteve të tjera, Delegacioni ynë do të kërkojë për ne pjesën veriore të Shqipërisë deri në Drin. “Shteti ynë ka të drejta të vjetra karshi këtyre viseve, – thuhet në memorandumin e palës shqiptare.
Pikëpamja italiane
(Sipas memorandumit të 10 janarit të vitit 1920)
Kurse Italia kërkoi nga Lidhja e Kombeve mandatin që ta administrojë shtetin e pavarur shqiptar.
Kufijtë shqiptarë në veri dhe në lindje do të jenë ata që kanë qenë caktuar në Konferencën e Londrës. Kufiri jugor do të jetë objekt shqyrtimi.
Qyteti i Vlorës do t’i jepet Italisë.
Aleatët pranojnë që Shkodra dhe Shqipëria Veriore t’i bashkohen Jugosllavisë.
Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, më 13 janar të vitit 1920, u tha Pashiqit e Trumbiqit: “Pra, Shteti i Serbëve, i Kroatëve dhe i Sllovenëve do të ngritet në kulmin e fuqisë së vet, ani edhe kur ta ketë Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin e Medovanit.”
Në përgjigjjen tonë të fundit Konferencës së Paqes, më 14 janar të vitit 1920, ne kemi parashtruar përsëri qëndrimin se zgjidhja më e mirë do të ishte që administrata e Shqipërisë, në kufijtë e caktuar në vitin 1913, t’i besohet qeverisë lokale autonome, pa prezencen e asnjë fuqie të huaj.
********
Shkëputur nga suplementi Memo Enciklopedik që botohet çdo të diel në DITA
Komentet