Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet të enjten për të shqyrtuar marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi, e cila ka krijuar përçarje të thellë në skenën politike të Kosovës.
Ndërsa autoritetet thonë se kjo marrëveshje është në përputhje me dokumentet në fuqi, opozita dhe ekspertët e pavarur thonë se marrëveshja e dëmton Kosovën për mbi 8 mijë hektarë tokë.
Lëvizja “Vetëvendosje”, ndërkaq ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë, për siç thonë pengimin e miratimit të kësaj marrëveshjeje.
Komentet