Shqiptarë! A e dini se Grekët festojnë pushtimin e Greqisë nga Shqipëria ..!
Po, po kjo është e vërteta e Jo-së që festohet në Greqi…
Megjithëse thone se i thanë Jo Musolinit, në dokumenta shkruhet e zeza mbi të bardhë: “… Greqia iu tha Jo pushtuesve nga Shqipëria ”
Por le ti themi me radhë! Unë jam emigrant, dhe si mijra e mijra të tjerë, kam hequr e heq në kurriz, veç mallit e jetesës larg vendit tim, edhe shumë e shumë halle, që në fund të fundit, nuk vareshin dhe nuk varen nga unë! Në këtë kuadër e shikoj marrëveshjen e mundshme mes shtetit grek dhe atij shqiptar për të sheshuar mosmarrëveshjet shumë dekadëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë… Por ç’presim ne dhe sa mund të përfitojmë nga një marrëveshje e tillë: Së pari, nuk ka familjar emigrant në Greqi që të mos ketë një makinë në përdorim, si pronë e lujtshme , që megjithse e ka blerë me njëmijë mundime , shumë herë nuk e gëzon…
Kjo pasi, që të ngasësh një makinë në Greqi , mund të jesh shtetas nga çfarëdo vend i botës , deri në Indi Bangladesh e vendet Arabe, por kurrsesi të jesh shqiptar.
Kjo për shkaktë patentës, të cilën shteti grek, nuk e njeh edhe pse, ne si emigrantë e kemi kërkuar shumë e shumë herë. Edhe kur unë apo të tjerë kemi një patente të shkallës së lartë, prapë kjo nuk ka rëndësi në Greqi. Së dyti, pasuritë që shqiptarët bëjnë në Greqi , qoftë shtëpi , dyqane apo truall , paguhen me një çmim tatimi ekstra, e theksuar shumë herë ” vetëm pët shqiptarët “… Po jap një shembull. Një miku im nga Bangladeshi, bleu ngjitur me mua një shtëpi në Ano Lioshia ( një lagje e Athinës ” ) nga e njëjta firmë ndërtimi , ashtu si unë … Edhe shtëpia kishte të njëjtat përmasa ashtu si shtëpia ime.
Kur erdhi momenti që të paguanim tatimin, unë pagova rreth 5500 euro më shumë se miku nga Bangladeshi në tatime , si prone e parë në Greqi .. Kur shkova ta sqaroj , në zyrat e tatimeve , më thanë se me Bangladeshin ka një marrëveshje , për komnventim për rastet e banesave dhe pronave të shtetasve të shtetasve të këtij shteti në Greqi … Po kështu ndodh edhe me dhjetra shtete të tjera deri në anën tjetër të botës .. – Po pse edhe me Shqipërinë , nuk bëhet një marrëveshje ?? Kjo është pyetja që e bëjmë shpesh në korridoret e sallave ku takohemi ne emigrantët në Greqi…
Së treti , dhe kjo me shumë dhimbje duhet theksuar, se shqiptarët janë të detyruar të shkojnë me fëmijët e tyre në festën e ” JO -së ” në Greqi , që është një festim pak i ngjashmëm me Festën e Çlirimit tonë, por Greqia është i vetmi vend në botë , që nuk feston çlirimin , por feston vetëm pushtimin… Në këtë rast pushtimin nga Shqipëria .. Paradoks , por e vërtetë !
Kjo gjë nuk bëhet pa qëllim. Problemi është se me këtë vazhdojnë edhe sot shtetasit grekë të justifikojnë armiqësinë me Shqipërinë e me shqiptarët…
Pra të justifikojnë Ligjin e Luftës që vazhdojnë të ruajnë me ne… një absurditet i pa shoq në marrëdhëniet mes dy shteteve!
Kuptohet si ndihet çdo kush nga ne , kur në fjalime , thuhet hapur ose ” me dorashka ” për triunfin grek në Shqipëri , në fillim vitet 40 ..! Ka shumë gjëra që nuk mund të thuhen në pak rreshta , por një gjë është e domosdoshme…
Rregulloni marrëdhëniet me Greqinë ! Muk mundemi më. Nuk ka më kohë !
Komentet