Mark Zuckerberg nuk e merr lehtë humbjen në asnjë nivel dhe e njëjta gjë ndodhi dhe në turneun e parë të jiu jitsu ku mori pjesë, ku madje u përlesh me një gjyqtar për të marrë medalje në këtë event.
Turneu në të cilin mori pjesë shefi i Metës u zhvillua fundjavën e kaluar në Redwood City të Kalifornisë.
Ndeshja e parë, e 38-vjeçarit Zuckerberg nuk pati rezultatin që do të donte me mospranimin e rezultatit dhe përplasjen publike me arbitrin. Për shkak të vendimit të arbitrit dy minuta pas fillimit të ndeshjes se Zuckerberg kishte hequr dorë dhe për këtë arsye fitorja duhej t’i shkonte kundërshtarit të tij, shefi i Metas nuk e pranoi rezultatin dhe kërkoj të sfidonte arbitrin.
Në videon e ndeshjes Zuckerberg shihet të jetë me shpinë në parket për kohën më të gjatë te ndeshjes, por ai nuk e pranoi vendimin e arbitrit i cili pas ankesave njoftoi se ndeshja kishte përfunduar 0-0.
Pasi kapërceu këtë “pengesë”, Zuckerberg më në fund fitoi medalje të arta dhe të argjendta në garat ku mori pjesë.
Siç shihet në fotot që Zuckerberg ka postuar plot gëzim në Instagram, shefi i Meta ka konkurruar në të dy ndeshjet, në të cilat atletët veshin uniforma të bardha dhe një rrip për të treguar nivelin e tyre – dhe ndeshjet No-Gi të jiu jitsu braziliane.
“Kam konkurruar në turneun tim të parë jiu jitsu dhe kam fituar disa medalje për ekipin Guerrilla Jiu Jitsu,” ka shkruar Zuckerberg në fotot e tij.
Miliarderi 38-vjeçar i vlerësoi trajnerët e tij Dave Carilli, Kai “The Shadow” Wu dhe James Terry për fitoret e tij.bw