Në prill me inisiativën e Mark Gjonajt në Bronx komuniteti shqiptaro-amerikan inaguroi një rrugë me emrin e Fan Nolit.
Por Mark Gjonaj, ish- Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju-Jorkut ka kohë që i është përkushtuar emërimit të një rruge në Bronx me emrin e Skënderbeut, heroit të krishtërimit, i cili e shpëtoi Europën Kristiane nga dominimi i perandorisë otomane.
Dhe tani nuk flasim më për një projekt, por për një realitet.
Mark Gjonaj fton përmes rrjetit social komunitetin që të marrë pjesë në ceremoninë që do të mbahet më 15 maj, pra të djelën e ardhme në orën 12:00 deri ë 18:00.


Komentet